Media

Henri Çili: Nëse LSI kalon në opozitë do të ishte një gjë e shëmtuar

18:33 - 20.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Analisti Henri Çili ka folur edhe për koalicionet e mundshëm që do të mbahen në zgjedhjet e qershorit. Sipas tij LSI ka dy zgjidhje ose të dalë bashkë me PS-në në zgjedhje ose të dalë veçmas. Sipas Çilit nëse LSI nga një parti qeverisëse do të dalë në opozitë, kjo do të ishte një gjë e shëmtuar.

‘’Qeveria dhe opozita janë palë. Më pëlqeu dje Armand Shkullaku që tha një dy tre kur shkoi te çadra.

Unë nuk jam dakord me atë që tha po ama duhet të ketë një lloj pozicionimi të njerëzve. Unë e kam mbajtur qëndrimin tim. Ka dy gjëra të paevitueshme: Edi Rama duhet të japë ca garanci shtesë për zgjedhjet, opozita të mos harxhojë energji kot me kërkesën për qeveri teknike. Çështja e LSI-së është një çështje shumë e gjatë.

Së pari LSI është për tu akomoduar është një temë e sapohapur, në tre mundësitë që ka për koalicionin ka dy probabilitete reale, konflikti PS-LSI është një temë bajate e qelbur, është një temë sterile, nëse LSI konkuron veçmas do të masë forcat e saj. Nëse LSI kalon në opozitë kjo do të ishte një gjë e shëmtuar. Nuk mund të ngrihet dhe LSI të pozicionohet si një parti qeveritare.

LSI-ja bën të mundur që përplasjet midis forcave politike të mos jenë dhe aq të ashpra. Interesi public e do ose të konkurojë së bashku me PS-në ose LSI të formojë një koalicion më vete’’, ka thënë Çili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.