EKONOMI

Euro shënon një tjetër rekord të ulët, zbret nën 135 lekë

20:13 - 22.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monedha vendase ka zbritur sot nën 135 lekë, për herë të parë gjatë këtij viti, ndërsa dollari ka kërcyer në mbi 128 lekë.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 134.99 lekë, 0.14 lekë më pak se një ditë më parë, duke vendosur një tjetër rekord të ulët të këtij viti. Në të kundërt, dollari është forcuar, duke u rritur me 0.26 lekë, për të arritur në 128.43 lekë.

Lëvizjet e fundit, sipas aktorëve të tregut reflektojnë më së shumti zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, por edhe ofertën e lartë për euro në tregun vendas.

Monedha e përbashkët ka qenë së fundmi në qendër të shqetësimeve të investitorëve, si rrjedhojë e politikës europiane, veçanërisht ecurisë së sondazheve të opinioneve të cilët i japin avantazh kreut të partisë së djathtë anti-euro Marine Le Pen, përpara zgjedhjeve presidenciale në prill dhe në maj. “Luhatshmëria është rritur, teksa investitorët po fillojnë të përgatiten për zgjedhjet,” thonë analistët. Në kahun tjetër, dollari është mbiçmuar si rrjedhojë e pritshmërive për një rritje të shpejtë të normave të interesit nga ana e Rezervës federale në SHBA. Dollari u rrit 0.2 për qind kundrejt një shporte të monedhave kryesore dhe 0.3 përqind kundrejt euros. Një euro u këmbye sot me 1.0556 USD.

Edhe në tregun vendas, pohojnë aktorët e tregut, euro mbetet e dobët për shkak të ofertës së lartë për të, si nga bizneset që këmbejnë valutë për të paguar detyrimet, ku rolin më të madh e luan TAP, ashtu dhe nga valuta informale që po qarkullon në vend. Sidomos në tre


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.