EKONOMI

INSTAT: Çmimet në Shqipëri u rritën në janar 2017 sa dyfishi i mesatares së BE-së

20:08 - 22.02.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




INSTAT publikoi për herë të parë sot Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), i cili ndryshe nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës. Ky indeks rezultoi 4% për Shqipërinë, niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2017 është 4,0% në Shqipëri. IHÇK-ja mesatare në  vendet e BE u rrit me 1.8%, ndërsa në Shqipëri më shumë se dyfishi i kësaj vlere. Ndryshimi i çmimeve në kahun rritës pas Shqipërisë, ishte më i lartë në Belgjikë, Spanjë, Lituania e etj.

Sipas INSTAT, ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije alkoolike” me 8,5 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,8%, “Transport” me 2,7 % etj.

Në muajin janar 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,5%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të frutave dhe zarzavateve, gazit të lëngshëm për makina, etj.

INSTAT shpjegon se në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjare private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. Ndërsa IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private dhe institucionale, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.