EKONOMI

Banorët e Zharrësit dëmshpërblim 100%, ndërpritet protesta

13:46 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një deklaratë për shtyp zv.kryeministri Niko Peleshi deklaroi se qeveria vendosi dëmshpërblim 100% për banorët e Zharrësit.

Gjithashtu Peleshi theksoi se do te hetohen dhe shkaqet e lëkundjes së tokës në këtë zonë. “Aktualisht jemi duke kontraktuar ekspertizën e pavarur.Ministria e Energjitikës ka bërë të mundur ndalimin e injektimit te ujit në gëlqerorë si dhe ka ngritur nje grup për të vlerësuar dëmet”, tha ai.

Peleshi nënvizoi se qeveria e ka mëndjen tek hallet e qytetarëve dhe politika me veshjen e shoqërisë civile të rrijë jashtë këtij diskutimi mes banorëve të Zharrëzit dhe qeverisë.

Pas këtij vendimi banorët e Zharrësit kanë ndërprerë protestën e tyre para Ministrisë së Energjitikës dhe industrisë.

Banorët e  Zharrësit me parë kishin deklaruar se nuk do te largoheshin pa u plotësuar kërkesat e tyre, ndërkohë që këto banorë udhëtuan ne këmbë drejt Tiranës, për plotësimin e kërkesave të  tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.