KULTURË

Dokumenti i rrallë/ Në Shqipëri pema gjenealogjike e Ademit, njeriut të parë mbi tokë

10:12 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Arkivën Qëndrore Shqiptare ruhet një dokument i rrallë. Kështu mes fondeve të dokumenteve osmane, në këtë institucion ruhet pema gjenealogjike e Sejjit Muhamedit, i cili ka jetuar në Elbasan dhe varri i tij ndodhet në rrëzë të Krastës. Mes popullit është njohur edhe me emrin, Zehri Efendi.

Ky dokument ndahet në dy pjesë dhe u publikuar nga vetë Arkivi i Shtetit. Tek e para flet për gjenealogjinë e Sejjit Muhamedit, që arrin deri tek njeriu i parë mbi dhe, Ademi. Ndërkohë, pjesa e dytë flet për familjen e Profetit Muhamed, për 12 Imamët dhe historinë e tyre. Dokumenti është shkruar në gjuhën arabe në Halep të Sirisë, në muajin Muharrem të vitit 1025, që me kalendarin Gregorian konvertohet më datë 20 janar 1616.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.