KULTURË

“Veliera”/ Shoqëria civile përplaset me Kumbaron, e rrethon me shiritin “skenë krimi”

18:42 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka pasur përplasje mes ministres së Kulturës Mirela Kumbaro me shoqërinë civile sot gjatë një takimi për projektin “Veliera” në Durrës.  Ndërsa prej javësh protestohet për mbrojtjen e rrënojave të dala në dritë gjatë punimeve pranë Torrës Veneciane, takimi mes shoqërisë civile dhe ministres është kthyer ne debat me tone të larta. Një prej përfaqësuesve të shoqërisë civile i ka kërkuar ministres të distancohet nga hapat e paligjshëm të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke e akuzuar këtë të fundit se po kryen një masakër në trashëgiminë kulturore.“Ju ftojmë që të bashkoheni me ne që të shpëtoni Durrësin”, tha ai.

“Me gjithë respektin për pasionin tuaj, përgjigja ime është jo. Unë sot jam në krye të detyrës si ministre e kultures, duke respektuar isntitucionet e administratën, Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë. Unë jam njeri që marr përsipër përgjegjësinë”. Pas një debati në tryezën e takimit në Ministrinë e Kulturës,  aktivistët e shoqërisë civile kanë hedhur një shirit me të cilën rrethohet skena e krimit.“Këtu vendoset skena e krimit. Jep dorëheqjen”, tha Kalaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.