BLUETOOTH

Rezarta Shkurta, rikthimi joshës i këngëtares (fotot)

09:30 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rezarta Shkurta është rikthyer. Këngëtarja simpatike pak kohë më parë i solli skenës një tjetër këngë të sajën, një baladë dedikuar bashkëshortit, Ermal. Po veçmas muzikës, që prej kohësh Rezi e kishte lënë pas dore, ajo është rikthyer edhe me pasionin që ka, fotografinë. Veç se këtë herë biondja simpatike nuk ka zgjedhur të jetë fotografja, por modelja.

Sensuale, transparente dhe me një vështrim të thellë, Rezarta ka sjellë setin e ri të fotove. E si për të treguar që ende mbetet ndër femrat më sharmante në vendin tonë, ajo është treguar bujare për ndjekësit, duke zbuluar format seksi që ka. E veshur me të brendshme të zeza, apo vetëm me një rob de chamber, Rezarta ka paralajmëruar një rikthim joshës për të gjithë publikun që ka.

Bluetooth 

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.