KULTURË

Brikena Çabej: Ja raporti i babait me Enver Hoxhën

11:51 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brikena Çabej, në një rrëfim të sajin ka treguar për raportin e babait të saj, Eqerem Çabej me Enver Hoxhën. Një ndër ato gjëra për të cilat ndonjëherë ka nevojë për sqarim, do të ishte një foto e Eqrem Çabejt me Enver Hoxhën. Në rrëfimin e saj, Brikena sqaron se ajo foto do të jetë bërë rastësisht. Ajo sqaron se Çabej e ka takuar për herë të parë Enverin ne Gjirokastër, kur kthehej nga pushimet si student. Ndër të tjera, Brikena tregon se i ati i saj nuk ka folur asnjëherë për këtë marrëdhënie. “Ajo foto do jetë bërë rastësisht diku në fund të jetës së babait, ku ai ka qenë i sëmurë. Çabej e ka takuar për herë të parë Enverin ne Gjirokastër, kur kthehej nga pushimet si student. Në një lokal ai i është afruar dhe i ka folur. Babait i ka bërë përshtypje se kishte njohuri për letërsinë. Njëherë i ka shtrënguar dorën Enveri në një kongres, por Çabej nuk kishte folur asnjëherë për atë marrëdhënie”, – ka treguar Brikena.




 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.