EKONOMI

Ish-të përndjekurit, verifikim online të pagesave dhe dosjeve

10:26 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga ORNELA MANJANI




Ish-të dënuarit politikë dhe trashëgimtarët e tyre që presin të marrin

këstin e radhës dhe duan të verifikojnë nëse e kanë në rregull ose jo dokumentacionin, mund të marrin informacion në faqen “e-Albania”. Ky

shërbim u mundëson qytetarëve të cilët kanë statusin e ish-të përndjekurit politik të shikojnë, nëpërmjet portalit unik qeveritar, detajet e dosjes së tyre. Dokumentacioni i nevojshëm për të hyrë

në faqe është dokumenti I identifikimit, i cili shërben për t’u hyrë në portal.

HAPAT E PROCEDURËS

Për të përdorur shërbimin, mjafton të regjistroheni si qytetar në portal dhe të përdorni shërbimin me të dhënat personale që janë në

mjetin e identifikimit, një numër celulari si dhe kodin sekret që vendoset nga vetë personi që hyn në faqe për të marrë informacion. Të

dhënat mbi dosjen dhe pagesat paraqiten në faqen online menjëherë pasi të plotësohen të gjitha udhëzimet në faqen përkatëse.

FONDI

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit prej 2 miliardë lekësh do të shpërndahet brenda vitit 2017 për 23 mijë dosje ish-të përndjekurish politikë të cilët janë për t’u trajtuar financiarisht.

Fillimisht do të marrin këstin e shtatë dhe të tetë përfituesit

që janë pjesë e skemës parësore, e më pas do të nisë shpërndarja e kësteve të mbetura për kategorinë joparësore.

KATEGORIA PARËSORE

Ministria e Financave përcakton kategoritë që kanë prioritet për të marrë kompensimin për të afërmit që kanë vuajtur në burgjet e sistemit komunist. Janë përcaktuar gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese.

Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e

dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë, me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Në kategorinë e katërt, prioritet kanë personat ish-të dënuar që janë gjallë të cilët, pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Në kategorinë e pestë, me prioritet janë persona ishtë

dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë, me prioritet janë persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç.

KATEGORIA JOPARËSORE

Pagesat për kategorinë joparësore, ku përfshihen trashëgimtarët e parë dhe të dy të ish-të dënuarve politikë, kanë ecur me ritme të avashta

për shkak të mungesës së dokumentacionit. Për trashëgimtarët, fëmijët,

nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve po shpërndahet kësti i dytë dhe në përfundim të tij do të nisë ndarja e këstit të tretë. Pagesat do të kryhen në bazë të numrit rendor të pagesës së këstit pararendës. Sipas ligjit në fuqi, kur ish-i dënuari politik që jeton ose  trashëgimtari ligjor, humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor; në këto raste

veprimet nga Ministria e Financave bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Ndërsa në rastin kur ish-të dënuarit politikë jetojnë, ata  ose trashëgimtari ligjor kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste veprimet

nga Ministria e Financave kryhen në emër të personit me këtë të drejtë.

 

 

 

DOKUMENTET PËR KATEGORITË PARËSORE

 

  1. Ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies

së pagesës: 1. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë

nga data e dorëzimit; 2. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare,

në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish-të dënuarën politike.

  1. Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së

pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të

ligjit 94/2014: 1. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë

nga data e dorëzimit; 2. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare,

në një nga bankat e nivelit të dytë, për ish-të dënuarin politik ose

kujdestarin e tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të

vepruar.

  1. Ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda,

sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm: 1. Certifikatë personale

jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit; 2. Vërtetim

për numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të

dytë, për ish-të dënuarin politik; 3. Dokumentacioni që vërteton

sëmundjet e rënda.

  1. Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së

pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të

radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji:

  1. Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e

dorëzimit; 2. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur; 3.

Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur; 4. Vërtetim për

numrin e llogarisë bankare, në një nga bankat e nivelit të dytë,

për ish-të dënuarin politik.

  1. Ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë

të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në

fuqi të këtij ligji: 1. Certifikatë vdekjeje e ish-të dënuarit politik,

origjinale; 2. Certifikatë origjinale e trungut familjar të ish-të dënuarit

politik, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur. Certifikata e

trungut nuk mund të zëvendësohet me certifikatë familjare; 3.

Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës

së parë të ish-të dënuarit politik që nuk jeton; 4. Akt trashëgimie

ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose fotokopje e noterizuar;

  1. Vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin

kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më; 6. Nr. llogarie bankare

në lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron

brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në emër të kujdestarit

ligjor të të miturit; 7. Dokument identiteti (kopje ID-je, pasaporte)

të kujdestarit ligjor.

  1. Ish-të dënuarit politikë që jetojnë, në momentin e dhënies së

pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të

këtij ligji: 1. Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga

data e dorëzimit; 2. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare, në

një nga bankat e nivelit të dytë, për ish-të dënuarin politik. Kur

ish-i dënuari politik që jeton ka humbur zotësinë juridike për të

vepruar, kujdestari ligjor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.