EKONOMI

Udhëzimi/ Bizneset, afat deri në 31 mars për dorëzimin e pasqyrave financiare

10:34 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Bizneset kanë afat deri në datën 31 mars për të dorëzuar pranë Tatimeve pasqyrat financiare. Drejtoria e Tatimeve përmes një udhëzimi u bën me dije bizneseve se, bazuar në sa më sipër për deklarimin tatimor dhe llogaritjen përfundimtare të tatimit mbi fitimin, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë brenda datës 31 mars të vitit 2017, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzim. Ky formular plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese. Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore brenda datës 31 mars të vitit 2017, bilancin kontabël së bashku me anekset e tij, konkretisht: Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali), pasqyra e të ardhurave dhe  shpenzimeve; pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë),aneksi për shpjegimet shpjeguese dhe raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit nr.10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”; neni 41 “Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare”, apo akteve nënligjore). Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare, është: Kontratat e qirasë për ambientet e marra me qira, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi, gjendjen e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2016 (analitik), inventarin e mjeteve të transportit në pronësi dhe pasqyra e aktiveve afatgjata materiale. Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë), pasqyra e aktiveve afatgjata materiale, do të dorëzohen elektronikisht në version PDF (të

skanuara) dhe në version Excel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.