EKONOMI

Bojkot i LSI, dështon shkarkimi i drejtoreshës së AMF-së, Shehi

11:35 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enkelejda Shehi, drejtoresha e AMF-së, nuk është mundur të shkarkohet sot. Komisioni i Ekonomisë nuk ka formuar kuorumin e nevojshëm për të shkarkuar kreun e AMF, Shehin, pasi anëtarët e LSI-së kanë bojkotuar mbledhjen, duke e thelluar në një farë mënyre përçarjen në Partinë Socialiste me të cilën janë në koalicion qeverisës. Kështu, përveç anëtarëve të Partisë Demokratike, komisionin e kanë bojkotuar edhe ata të LSI, duke mos formuar kuorumin e nevojshëm për shkarkim. Në këto kushte, mësohet se shkarkimi i kreut të AMF-së është shtyrë deri sa mazhoranca të plotësojë kuorimin e nevojshëm. Shkarkimi i drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi, e cila është gruaja e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, është një nismë e Partisë Socialiste. Kujtojmë këtu se, bordi i autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Shehit. Shkresa është bërë publike nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe. Në këtë letër, janë argumentuar një seri shkeljesh të pretenduara nga Bordi për drejtoreshën ekzekutive të këtij institucioni, duke nisur nga sjellja jo profesionale deri te moszbatimi i rezolutës së Kuvendit. Nga ana tjetër, kryetarja e AMF-së, Enkelejda Shehi, shkeljet e pretenduara nga Bordi i ka cilësuar mediokre, të orkestruara nga kryetari i bordit, Pajtim Melani dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Braçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.