KULTURË

Projekti, dixhitalizim i të gjitha dokumenteve osmane të Arkivit Qendror të Shtetit

13:31 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Kryeministrisë të Republikës së Turqisë kanë nënshkruar sot, më 6 mars 2017, një Memorandum Mirëkuptimi për dixhitalizimin e dokumentave të periudhes osmane që ruhen në AQSH. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Turqisë do të sigurojë mjetet, me të cilat do të kryhet dixhitalizimi. Kështu, në takimin mes dy drejtorëve të përgjithshëm, Ardit Bido dhe Ugur Unal u tha se si Shqipëria dhe Turqia kanë një histori të përbashkët, që tregon bashkëjetesën midis dy vendeve ndër shekuj. Bido ka falenderuar për mbështetjen dhe ndihmën që ofron Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Kryeministrisë të Republikës së Turqisë në konsolidimin e kësaj pasurie të përbashkët, duke bërë të mundur dixhitalizimin e dokumentave Osmane që ndodhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, një kopje e të cilave do t’i vihet në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Turqisë. “Promovimi i këtyre dokumentave të dixhitalizuara do t’i bëjë ato lehtësisht të aksesueshme jo vetëm për studiuesit, por dhe për publikun e gjerë, duke i kthyer institucionet tona në mjedise më tërheqëse”, – ka thënë Bido. Ndërsa nga ana e tij, Ugur Unal tha se është e rëndësishme që midis dy vendeve ka një bashkëpunim të dyanshëm, dhe më e rëndësishmja është projekti që do të fillojë tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.