BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Aventurat e Xhim Belushit në Shqipëri

16:00 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “Nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim Aventurat e Xhim Belushit në Shqipëri…




Aventurat e Xhim Belushit në Shqipëri

Aktori i madh Hollivudian Xhim Belushi, në javën që po lëmë pas mbërriti në Shqipëri i ftuar ekskluzivisht në programin madhështor të organizuar nga producentja Vera Grabocka “Dua më shumë Shqipërinë’. Belushi pak më pas shkeli tokën e të parëve të tij në juglindje të Shqipërisë në qytetin e Korçës. Qyteza ka qenë fshati ku ka lindur i ati, ndërsa mes një pritjeje madhështore që i kanë rezervuar banorët ai ka qëndruar për rreth dy orë, teksa ishte i shoqëruar nga vëllai i tij. Emocione, përjetime të bukura dhe prekja e tokës ku ka lindur ati i tij ka qenë gjithçka që e kanë sjellë aktorin e famshëm në këtë fshat të Devollit të sipërm, i njohur për emigracionin drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të traditave të hershme të tij. Gjithçka nga fshati ku ka lindur babai i tij i cili është larguar që në moshë të vogël drejt emigrimit, e ka ekzaltuar. Ndërsa është mrekulluar me gjithçka që kishte aromë Qyteze. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Belushi mori pjesë në një sërë aktivitetesh, po kështu edhe në një prej ditëve të ‘Javës së Modës’.

Emocionet e Xhimit

Shumë çaste mallëngjyese dhe shumë emocion ka përjetuar aktori i mirënjohur me origjinë shqiptare, Xhim Belushi. Në të gjithë vendet që shkoi ai mori me vete përgëzimin e shumë njerëzve dhe fansave të tij që e ndiqnin në çdo moment. Ja tek paparaci ynë e ka kapur në një moment teksa është duke menduar në heshtje. Ashtu fare pa e vënë re, Xhim nuk kupton se këmisha i është hapur paksa, duke i treguar pjesën në brendësi të trupit. Gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar, ishte thejsht një detaj i vogël që me humor miqtë i thanë të lirohej nga emocionet dhe të përjetonte ato çastë të bukura që i falte toka e origjinës së tij.

Modelet nuk i ndahen aktorit

Teksa i shihte me kujdes teksa sfilonin, Xhim Belushi ka shprehur simpatinë e tij për mënyrën e krijimit të veshjeve dhe tendencat e reja të stilistëve shqiptarë ndërsa fokusohej tek kombinimet e vajzave. Më shumë përshtypje i kanë bërë mesa duket krijimet e stilistes Skifteri. Vajza me kuroa në kokë me lule po kështu edhe në fustane. Në momentet e pauzave modelet kanë përfituar të shprehin adhurimin për aktorin me origjinë shqiptare, duke ndaluar për disa çaste për të biseduar me të.

Dashamirës me publikun

Xhim ka treguar se është mjaft komod me këdo, madje edhe me njerëz që nuk i njeh fare, por thjesht me prezent faktin: të qënit shqiptar. Dashamirësinë e tij për shqiptarët ai e ka treguar në bisedat e tij me disa të ftuar në ambientet ku ishte i pranishëm duke i përshëndetur me përzemërsi, e pse jo duke këmbyer edhe batuta me ta.

Ky shkrim u botua më 15 Nëntor 2008

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.