Horoskopi

Horoskopi i datës 16 mars 2017

06:15 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Hëna do të bëjë që të jeni shënjestruar nga shumë anë dhe për rrjedhojë humori i juaj do të ketë luhatje. Mos u mbyllni brenda vetes. Pranoni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.

DEMI

Shmangni të kërkoni në vend tjetër atë atë që nuk gjeni tek partneri. Shprehni më mirë dhe më shumë dashurinë që ju bashkon me partnerin. Pozicionimi i Plutonit vazhdon të nxisë energjitë tuaja krijuese për njohje dhe suksese të reja.

BINJAKËT

Me Jupiterin që ju mbron, mund të mbështeteni tek miqësi dhe kontakte konstruktive. Jini të sigurt: jeta e juaj është duke ecur në drejtime më interesante. Me Neptunin armiqësor, kini kujdes nga gabimet në vlerësimin e sjelljeve për të mos gabuar.

GAFORRJA

Hëna bashkëvepron me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

LUANI

Hëna i lëshon fije shumëngjyrëshe Venusit, që është mike tek Dashi. Gjallëri dhe komunikim janë fjalët çelës: sot tërhiqni vëmendjen në ço mjedis. Është e rëndësishme t’u thoni të tjerëve atë që mendoni, por është gjithashtu e vërtetë se në disa raste nuk është e rëndësishme të thuash gjithçka.

VIRGJERESHA

Kundërshtimi i Neptunit i bën disa vendime të vështira, por nuk mundet ta ndryshoni sipas dëshirës pozicionin e tij në qiell. Prandaj nuk ju ngelet gjë tjetër, përveçse të angazhoheni! Tregohuni të vëmendshëm ndaj kritikave të një miku, për të kuptuar se çfarë përshtypjesh kanë të tjerët për ju.

PESHORJA

Po qëndroni afër një bashkëpunëtori që ka zakon të flasë pak si shumë. Ka rrezik që të përhapë fjalë jo shumë të mira për ju. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, pos mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë me fushën e dashurisë.

AKREPI

Do të kaloni pengesat dhe do t’ia dilni më në fund të vëni në zbatim një ide që e keni lënë mënjanë prej kohësh për shkak të pasigurive. Një takim i papritur do t’ju shtrëngojë që të përballeni me probleme të hershme dhe t’i zgjidhni ato.

SHIGJETARI

Luftoni kundër vështirësive emocionale që ju ka sjellë bashkëveprimi i Venusit me Saturnin, duke e marrë jetën pak lehtë dhe me një buzëqeshje. Nëse lexoni ligjet e zemrës, do ta kuptoni se jo gjithmonë ‘fluturohet’, do të lodheshit shumë!

BRICJAPI

Në çështje familjare duhet të punoni për të harmonizuar kërkesat e ndryshme, që rrezikojnë të bien ndesh me njëra-tjetrën. Mësoni të dëgjoni më shumë të tjerët. Nëse nuk arrini të gjeni një marrëveshje të kënaqshme, mos u nxitoni, më mirë të ndryshoni vendimin.

UJORI

Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të mbeteni mbrapa. Për të gjetur çelësin e problemit nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos nxitoheni.

PESHQIT

Ndryshime të shpejta dhe pozitive, falë bashkëveprimit të Hënës në lidhje me Neptunin. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë rritje. Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellë vlerësimin e një eprori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.