20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 17 mars 1997

06:00 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.




Si sot në 17 Mars 1997
Presidenti Berisha dekreton amnistinë për 51 të burgosur.  Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese.
Me vendim qeverie kjo ditë shpallet ditë zie Kombëtare në nderim të viktimave të rebelimit. Në Fier grabiten materiale ushtarake radioaktive. Në Lezhë organizohet një protestë kundër luftës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.