OPINION

Si i shpëtova vdekjes një vit më parë

20:20 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Artan LAME

 

KTHIM

Miq,
Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë. Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht? Ndoshta Universi është organizuar në një të atillë mënyrë, që ca pyetjeve të mos mundemi kurrë t’u japim udhë. Dhe përmes këtij mundimi drejt njohjes, kalon edhe e gjithë përpjekja për të mirën.

Shumë nga gjërat që premtova t’i bëj që atëhere, ndoshta nuk i kam bërë, paçka se e kisha shpirtin të zhveshur në eter.
Por zemra e mishtë që përleshej mes bisturish të çelikta, më bën sot t’ju kujtoj të gjithëve se sa i hollë është tehu që ndan atë se ku do jemi, këtej apo andej. Eshtë aq i hollë, sa nuk ja vlen ta mprehim edhe më tej atë me pakujdesitë tona të zhurmës së përditshme.
I thashë, më tha, s’i flas, do t’i bëj këtë, i keqi, do ta zhduk, ja ngeca, do ta marr, se jap, t’ia marrim, ta prishim, s’dua, se bëj, s’ma bën, e plot e plot të tjera ankthe, me të cepat e theptë të të cilëve gërricim ditët tona. Jua thotë këtë dikush që e pa atë teh, e jo veç e pa, por edhe e ndjeu në mish të vet.

Ky vit që shkoi, më ka bindur edhe më tej në dobinë e dhënies. Universi është shumë i pafund për të patur kohë ta marrim të gjithin brenda vetes, edhe në qofshim aq të pangour. Ndaj e vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. E kam thënë, s’ka rëndësi çfarë: panem, amor, vitam…

Dhe së fundi, sa herë bëni diçka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse ç’do herë mund të jetë e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.