Horoskopi

Horoskopi i datës 18 mars 2017

06:10 - 18.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më pas të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat. Mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

DEMI

Falë Hënës mike do të keni harmoni në marrëdhëniet në familje. Nëse keni fëmijë apo nipër, do të argëtoheni pa fund duke luajtur me ata. Raporti me partnerin në përgjithësi është i mirë, edhe pse ka pika ku nuk keni mirëkuptim.

BINJAKËT

Për shkak të Neptunit armiqësor është e rëndësishme të vlerësoni me qartësi gjendjen e juaj. Mund të mbeteni të çuditur, por nuk është koha për zvarritur gjërat! Dashuroni dhe jetoni në mënyrë madhështore, por duhet të mos harroni se jeta ka edhe gjëra të vogla që duhen bërë.

GAFORRJA

Në dashuri lëreni mënjanë sedrën dhe lojërat e pushtetit. Ecni përpara, kush ju tërheq vëmendjen dhe ju intereson, do t’ju ndryshojë me butësi. Do të keni mosmarrëveshje me njerëz që nuk shkoni mirë, nuk keni ndërmend të duroni provokimet e tyre.

LUANI

Mos i lejoni askujt që t’ju pengojë në realizimin e një projekti që e keni për zemër. Do të mbroni me vendosmëri. Do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga miq që ju duan dhe ju çmojnë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

VIRGJERESHA

Me Hënën që bashkëvepron me Plutonin do të ndiheni të sigurt nga një ndjenjë prakticiteti dhe nga largpamësia në investime dhe në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit të juaj, atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes.

PESHORJA

Në sajë të Jupiterit, të tjerët do t’ju ndihmojnë në punët e shtëpisë, kështu që do të arrini të keni pak kohë të lirë për vete! Jeni gjithmonë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe asnjeri nuk do të refuzojë t’ju japë një ndihmë të vogël, nëse ia kërkoni ju.

AKREPI

Një çështje pune rrezikon t’ju prishë ditën e pushimit. Nëse nuk është aq urgjente, tregohuni të vendosur që ta mbani jashtë portës. Do ta zgjidhni nesër. Momente të këndshme të kaluara në familje dhe me miq do t’ju kthejnë humorin e mirë dhe gëzimin.

SHIGJETARI

Falë Hënës që bashkëvepron me Saturnin, e shtuna do  të jetë një ditë e përkryer për të kaluar kohë me të afërmit tuaj dhe miqtë. Nuk ka rëndësi nëse e kaloni në shtëpi apo jashtë. Vendime për t’u marrë? Falë sensit të juaj praktik, nuk do të lini t’ju shpëtojë asnjë detaj.

BRICJAPI

Plutoni bashkëvepron duke krijuar mirëkuptim me Hënën, që në punë të zhbllokohet situata. Rezultatet nuk do të vonojnë. Disa persona ju bëjnë të ëndërroni për aventura, por nuk jeni i sigurt nëse këto aventura bëjnë për ju.

UJORI

Urani, Jupiteri dhe Saturni, në harmoni me Hënën do t’ju dhurojnë një ditë të paharrueshme në të gjitha aspektet! Është e sigurt që nuk do të mërziteni dhe do të jeni gjithmonë në mes të aktiviteteve interesante dhe personave intrigues.

PESHQIT

Duke qenë se duhet të analizoni një situatë, duhet të merrni parasysh më shumë se një aspekt, nëse nuk doni të humbisni një gjë shumë të rëndësishme. Keni aftësi të shkëlqyera, por që nganjëherë mbeten në hije nga nxitimi juaj për të përfunduar çdo gjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.