Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.
Si sot në 20 Mars 1997
Situata paraqitej kaotike, veçanërisht për qytetin e Gjirokastrës. Si dhe shpesh herë më mbrapa ndër vite, Qeveria Ruse tregoi interesat e saj për të patur vendimmarrje për rajonet shqiptare, veçanërisht në momente krizash. Kështu, nëpërmjet një deklarate zyrtare ajo shprehu shqetësimin për situatën e rëndë në Shqipëri.