MILOSAO

Romani/ Unë, Angjelina, shenjtorja

09:13 - 20.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ljiljana Habjanovic DJUROVIC

Im atë ka qënë Gjergj Aranit Komneni, zotërues, me hir të Zotit, i Aulonës, Kaninës dhe Elbasanit. Bir i një dere fisnike dhe trimash, reputacionit të paraardhësve i shtoi reputacionin e vet.
U martua në rini dhe gjithë jetën e kaloi me të njëjtën grua. Ajo i solli zotërimet e fisnikërisë së vjetër, aleancat dhe miqësitë e atit të vet Andrea III dhe qytetin e Muzakës.
Kur Skënderbeu zgjodhi motrën time, Androniken, për grua dhe për ti lindur djem, edhe njëherë u shartuan fuqia mbi fuqinë.
Ka organizuar kryengritjen e parë kundër turqve shumë para lindjes sime dhe, që nga ajo kohë, nuk ka patur betejë në të cilën nuk është valëvitur flamuri me stemën tonë dhe nuk ka flakëruar shpata e tim eti, as nuk ka patur mbledhje fisnikësh ku nuk janë dëgjuar dhe marrë për bazë fjalët e tij të mençura dhe plot përvoj.
Dhe, betejat e gjata dhe këshillat e ngutëshme ishin përditshmëria e popujve që nga Bosfori deri në Danub që atë natë kur turqit kaluan detin dhe nga Azia hodhën hapin ne Europë. Vitet kalonin, shkriheshin në dekada dhe u mbushën pothuajse dy shekuj. Janë ndërruar sundimtarët, të krishterë dhe musliman. Kanë vdekur papë dhe patriark. Janë zhvilluar beteja të mëdha. Kryqtarët suleshin nga vendet papale, për tu ardhur në ndihmë të krishterve dhe për të përfituar për vehte. Shkatërrimi shumohej nga gjurmët e ushtrive. Ngeleshin qytete të rrënuara. Fusha dhe pyje të djegura. Robër. Secila palë kishte të vërtetën e vet. Çdo popull heronjtë e vet, të kujtuar në histori, dhe heroizmat të kënduara në këngë. Por edhe vuajtjet e veta. Të gjymtuarit, jetimët dhe vejushat. Motra pa vllezër dhe nëna pa fëmijë.
Këmbeheshin fitoret me humbjet, gjendjet e luftës dhe armëpushimet. Ndryshonin aleatët dhe armiqtë. Pabesitë vazhdoheshin me gënjeshtra. Humbeshin qytetet dhe rimerreshin përsëri, të njëjtët, ose të tjerë. Fëmijët e sundimtarve dhe të fisnikërisë martoheshin me njerëz të urryer, si garanci për aleancat ushtarake. Princërit robëronin në pallatet e armiqve si pengje dhe si garant të nënshtrimit.
Rezultati përfundimtar i gjithë këtyre përpjekjeve ishte humbja. Nga popujt e Ballkanit rrëmbyen edhe të krishterët edhe muhamedanët. Turqit përparonin gjthnjë e më shumë në veri, thellë e më thellë, në zonat e shteteve të krishtera.
Kronikanët matnin kohën e zgjatjes së luftës dhe kohën e zgjatjes së paqes. Sipas dëshmive të tyre paqe të vërtetë as që kishte patur. Fushatat ushtarake ishin të gjata, kurse armëpushimet e rreme dhe të paqëndrueshme të shkurtra, dhe ishin të mbushura me përgatitje për luftrat e reja.
Babai, sipas detyrimit të tij fisnik, ishte krahas ushtrisë. Megjithatë, edhe në kohën e mungesave të tij të shpeshta, prezenca e tij në familje dhe në përditshmërinë tonë ishte e vazhdueshme dhe e gjallë, sepse kështu dëshironte nëna ime.
Ajo quhej Marije Muzaka. Ishte e bukur, fisnike, e mbushur me një paqe të veçantë që dallohet tek gratë që janë të ndërgjegjshme se i dashurojnë. Mbante rroba të zeza, të prera dhe qepura me elegancë, flokët e gjatë të thurur gërshet dhe të kthyer në qafë, si dhe një unazë me fytyrën e Zonjës së Bekuar. Trupin e kishte të drejtë, ndërsa ecjen të sigurt. Lindi tetë vajza dhe tre djem. Njëherë, ndërsa kaloja para dhomës së gjumit të prindërve, degjova pëshpëritjen e butë të tim eti.
“Më ke dhënë të drejtën për të qënë krenar dhe më ke dhënë shpresë për pleqërin”, thoshte ai.
Ndalova dhe përgjova nëpër të çarën e derës gjysëm të hapur.
Babai qëndronte para nënës duke e vështruar ngultas në sy. Pastaj, pa e hequr shikimin, i mori duart e saj, i afroi ngadalë tek buzët dhe i puthi pëllëmbët. Njërën, pastaj tjetrën.
“Kjo është dashuri”, mendova.
Isha dhjetë vjeçe.
Më vonë, kur nisa të kem nevojë për dashuri, ta pres dhe ta kërkoj atë, shpesh mendoja për këtë çast. Pyesja vehten çfarë, në të vërtetë, kisha parë atëher, Çfarë kisha ndjerë. Parandjerë. Dhe atëherë erdhi Stefani. Menjëherë kuptova gjithçka.
Dashuria kishte qënë mbështetsja dhe bastioni i nënës. Duke dashuruar kishte mësuar të priste me durim. Të ngushëllohet nga shpresa. Të forcohet nga besimi.
Çdo ngjarje e parëndësishme, një fjalë e thënë rastësisht, aroma e barit të bjeshkës, kënga e shërbyeseve tona, e qeshura e njerëzve të mbledhur rreth argëtuesit në shesh, shija e gjellës së parapëlqyer, hedhja e vështrimit mbi vathët ose mbi fustan, gjithçka, në të vërtetë gjithçka, ishte shkak që të kujtonte burrin dhe zotërin e vet. Gjithçka arsye që të flas për të. Me çfarëdo pune që të merrej mendimet i silleshin rreth tij. Me këdo që të ishte, ajo ishte me të.
Gërmonte nëpër kujtime. I ndiqte gjurmët. Ëndërronte për kthimin e ushtrisë. Priste lajmëtarë. Lajme. Herë të panumërta lexonte letrat e tij. Të vjetrat, derisa të vinin të rejat. Atëhere të gjitha bashkë, qëkur ai ishte larguar.
Kur donte të na thoshte diçka të rëndësishme zakonisht fillonte me :” Babai juaj mendon, babai juaj do të dëshironte, do të thoshte, nuk do të lejonte, do ti vinte keq…” Dhe ne përpiqeshim që të bënim gjithçka siç do t’i pëlqente atij. Ta lumturonim kur të kthehej.
E ai kthehej i lodhur. Njëlloj i dërrmuar si nga humbjet, si nga fitoret. Sillte kutërbimin e të gjitha papastërtive në rroba, flokë dhe lëkurë. Buzëqeshja që i dridhej në buzë dhe në sy. Kthehej i turpëruar që kishte mbetur i gjallë, dhe me gjymtyrë të plota në mesin e gjithë atyre vdekjeve. Njëkohësisht, falenderues ndaj Zotit, për gjithë këtë hir.
Akoma, derisa isha në shtëpinë e prindërve, vëllezrit e mi, Thomai, Konstandini dhe  Arianiti kishin hedhur shtat për të përdorur shtizën dhe shpatën. Dhe, njëri pas tjetrit iu bashkuan babait. Në beteja. Dhe në bisedat e nënës.
Sa i madh ishte pikëllimi I saj! Sa tmerrësisht ka vuajtur, ndërsa dëshira mbi dëshirën shtresoheshin, kurse frika me frikën bashkëngjiteshin! Këto mundime të pashërueshme të nënës arrita ti njoh shumë vite më vonë, kur i përcolla djemtë e mi për herë të parë në luftë.
Tashmë e dija se frika ishte masa e fuqisë. Se dhimbja ishte masa e besimit.
*-*-*

*Përktheu Artur Popaj

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.