BOTA

“Arti i Divorcit”, ankandi i Russell Crowe

13:44 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ditëlindja e tij e 54-të dhe do të kish qenë edhe përvjetori i 15 i martesës së tij, ndaj ka ardhur koha për të bërë pastrime.




Aktori Russell Crowe, ka çelur ankandin e tij “Arti i Divorcit”, një lloj larje hesapesh me të shkuarën, në Sidnei.

Ai u nda nga këngëtarja Danielle Spencer në 2012-të.

Armatura nga “Gladiatori”, kujtime nga “Master and Commander”, kitara por edhe çizmet e tij neonaziste nga “Romper Stomper” priten të jenë në ankand.

Ankandi i të shtunës në Sotheby’s pritet të mbledhë deri në 2.3 milionë dollarë.

Aktori australian thotë se shitja ka të bëjë vetëm me ecjen përpara dhe lënien pas të një momenti të vështirë.

Në ankand priten të jenë edhe një numër pikturash të rëndësishme nga disa prej artistëve më domethënës në historinë e Australisë, përfshirë Sidney Nolan dhe Margaret Olley.

Për ata me një buxhet të kufizuar, gjithashtu ka zgjidhje. Ndoshta një shall dhe një palë këpucë të vjetra nga “State of play” apo një nga shumë kitarat e koleksionuara prej tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.