Horoskopi

Horoskopi i datës 22 mars 2017

06:14 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Një person ju tërheq së tepërmi e për rrjedhojë do të bini në kurthin e dashurisë, duke u ushqyer me iluzione dhe ëndrra. Por ndërkaq e keni vetë në dorë nëse kjo dashuri do të materializohet. E rëndësishme është të tregoheni në çdo çast vetvetja.

DEMI

Falë Jupiterit që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni, duke i kaluar me sportivitet.

BINJAKËT

Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Pa dyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos harroni: ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë të bëni.

GAFORRJA

Hëna nuk ka shumë gjëra për t’ju thënë. Nga ana tjetër, Mërkuri dhe Venusi ju mbikëqyrin dhe i bëjnë gjërat më të thjeshta. Me mbështetjen e vyer të planetit të dashurisë, do të tejkaloni disa keqkuptime të rastit me partnerin.

LUANI

Do të jeni nismëtarë në këtë ditë të bukur të iniciativave në grup. Do të argëtoheni jashtë mase, duke harruar çdo shqetësim. Aftësia juaj për të dëgjuar kërkesat e partnerit dhe për t’i plotësuar dëshirat do ta forcojë lidhjen tuaj.

VIRGJERESHA

Me ndikimin e Hënës, priten ulje-ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj një çdo mjedis, pa u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

PESHORJA

Me Venusin, Marsin dhe Uranin kundër paralajmërohet një ngritje e menjëhershme tensionesh si dhe ndonjë vendim që mund të merret në mënyrë të pakontrolluar. Nguliteni mirë në mendje se gjaknxehtësia dhe paragjykimet mund të ndikojnë që të bëni më shumë sesa një gabim.

AKREPI

Hëna pozicionohet me Venusin dhe Marsin. Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift, duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

SHIGJETARI

Do të gaboni me kokëfortësi për të mbrojtur qetësinë tuaj, por partneri, duke e kuptuar, do t’ju falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini të rezervuar kur vjen puna për të treguar dashurinë tuaj, pasi njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

BRICJAPI

Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Falë Venusit mik, mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet tuaja dashurore me personin e zemrës.

UJORI

Me Plutonin që ndikon, sjellja jo e duhur mund të konsolidohet në vend që të jetë diçka e rastit. Pyesni veten nëse e dini se si do të reagonte partneri. Mos u përzieni me gjëra që nuk ju takojnë dhe në lidhje me këtë bëni një sqarim.

PESHQIT

Me Uranin që grindet me Hënën, do të ishte mirë të mos dilnit në konkluzione të menjëhershme për ato që do t’ju thonë. Dëgjojini argumentet e të tjerëve, edhe pse brenda jush keni një ndjenjë të fortë rebelimi, që ju shtyn t’iu kundërviheni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.