Horoskopi

Horoskopi i datës 23 mars 2017

06:06 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Delli juaj luftarak, falë Hënës, por edhe falë Marsit dhe Uranit miq, do t’ju bëjë të përballeni në mënyrë të shkëlqyeshme me çështje pune. Do t’i besoni dikujt në një situatë urgjence, pasi do të tregohet i dhembshur.

DEMI

Rrini larg nga personat jobindës dhe të bezdisshëm, pasi ju bëjnë të humbni kohë të çmuar dhe ju largojnë nga çështjet e rëndësishme. Nëse bëni një jetë të shfrenuar, ka ardhur koha t’i vëni gishtin kokës. Bëni zgjidhje më të qëndrueshme dhe konkrete.

BINJAKËT

Do të gaboni me kokëfortësi për mbrojtur qetësinë tuaj, por partneri duke e kuptuar, do t’jua falë. Me pak fjalë do të jeni edhe më të bashkuar se më parë. Mos jini koprrac kur vjen puna për të treguar dashurinë e juaj. Njerëzit që ju rrinë në krah e meritojnë plotësisht.

GAFORRJA

Kundërshtoni prirjen për të fantazuar, se në këtë periudhë vihet më shumë në pah për shkak të Neptunit në shenjën tuaj, për të bllokuar veten në botën tuaj të fantazive. Pranojeni propozimin e atyre që ju duan për të zbatuar projekt së bashku dhe të zgjidhni se cilën rrugë duhet të ndiqni.

LUANI

Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur dhe nuk do të keni elasticitetin që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin. Kjo mënyrë e vazhdueshme për të pyetur të tjerët ndoshta fsheh paaftësinë për pranuar atë çka është e ndryshme nga ju.

VIRGJERESHA

Përballuni me përditshmërinë me shumë qetësi. Gjëra të reja dhe gëzime të vogla ju presin dhe do të ishte më mirë të fillonit të mësonit të përfitoni nga këto. Ndërgjegjësimi për atë që është me të vërtetë e rëndësishme do t’ju ndihmonte të kalonit disa zënka me personin e dashur.

PESHORJA

Do të përshkoheni nga ndjenja e të qenit zotërues, ndoshta më shumë një qëndrim sesa një nevojë e thellë. Ju pëlqen të theksoni se ai ose ajo është tashmë… pronë private. Do t’i pëshpëritni në vesh partnerit gjëra konfidenciale. Flitet më bukur për dashurinë në intimitetin e shtëpisë suaj.

AKREPI

Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del, e ndihmon tjetri pa zili dhe kritika për të arritur objektivin. Investimet do të duhet të monitorohen, konsultohuni me një ekspert të kësaj fushë. Do të bëni blerje interesante në librari.

SHIGJETARI

Do të keni frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një Sherlock Holmes! Instinkti do t’ju japë udhëzimet e duhura për të arritur pa shumë përpjekje drejt suksesit. Do të përjetoni gjallërinë e miqësisë dhe dashurisë dhe si dhe puna do të ecë. Më në fund po filloni të fitoni.

BRICJAPI

Ana e mirë e Mërkurit dhe Neptunit garanton frymëzimin krijuese dhe udhëtime në intimitetin e shpirtit. Do t’ju vijnë mesazhe romantike nga larg. Do të keni harmoni në vendin e punës. Nuk do të keni rivalitet me kolegët, pasi shpirti i skuadrës është në interes të grupit.

UJORI

Nëse kërkoni për persona idealë, nuk duhet të shikoni shumë larg, ndoshta e keni në krah ose jeni në rrugë për ta takuar. Jepini hapësire argëtimit dhe lëvizjes së mbrëmjes së kësaj dite, duke pranuar ftesën e miqve që ju kërkojnë.

PESHQIT

Do të jetë një e ditë e ndërlikuar nën tërheqjen e Hënës. Edhe çiftin Mërkur-Neptun e keni kundra, duke krijuar zënka në marrëdhënie. Bëni kujdes nga ata që përpiqen t’ju mbushin mendjen duke ju premtuar qiellin dhe tokën, sepse nga pas ka një kleçkë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.