Speciale

Zbulohet vendimi i qeverisë “Rama” që i hapi rrugën ndërtimeve në kalanë e Tiranës

15:00 - 26.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmira NIKOLLI

 

Një vendim i qeverisë “Rama” në prill të vitit të kaluar, duket se i ka hapur rrugë ndërtimeve në zonën arkeologjike A, në Tiranë, që përfshin edhe kalanë e Tiranës.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave që është bërë publik në “Gazetën Shqiptare” që në 24 prill 2016, bën disa ndryshime nga vendimi i fundit që i përket qeverisjes “Berisha” më 2009. Duhet pranuar, se vendimi flet për konstruksion të lehtë (dru, xham, plastikë) por gjithsesi ai ka lejuar ndërhyrjen në zonë të ruajtur dhe i ka hapur rrugën betonizimit të kalasë së Tiranës.

“PIRUETAT” ME DOKUMENTET

Ky vendim i qeverisë bën disa ndryshime në vendimin e vitit 2009, për shpalljen e Kalasë së Tiranës zonë arkeologjike A dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj. Praktikisht, nga vendimi i qeverisë “Berisha” qeveria “Rama” ka shtuar një pikë, e cila duket se i hap rrugë konstruksioneve në zonën arkeologjike A. Pika 4 e dokumentit, përcakton se konstruksionet duhet të jenë maksimumi një kat dhe se duhet të jenë të lehta dru, xham, plastikë, metal. Në VKM përcaktohet se konstruksionet “duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara”.

Pika e shtuar thotë: “Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje: Pika 4. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal), me lartësi maksimale 1 kat, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara.

Konstruksionet, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik, që lidhen me veprimtarinë arkeologjike, në veçanti, dhe trashëgiminë kulturore, në përgjithësi, si dhe nevoja të tjera të rikualifikimit urban të zonës, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe, në asnjë rast, nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin.

Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe, për çdo rast, duhet të përcaktojë qartë qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës si dhe planprojektin e saj.
Vendosja e tyre bëhet me mbikëqyrjen e autoriteteve të specializuara shtetërore”.

Vendimi
Në vendimin “disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.1197, datë 3.12.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Kalasë së Tiranës “Zonë arkeologjike “A”” dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj” në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave thuhet se VENDOSI: “2. pika 1, e nenit 2, të rregullores, ndryshohet, si më poshtë vijon: 1. Konservimi dhe restaurimi i mureve rrethuese dhe strukturave të tjera arkeologjike të kalasë, kryerja e formave të testimit, të përcaktuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, projektet kërkimore shkencore, të miratuara nga Këshilli Shkencor i Institutit të Arkeologjisë, pas shqyrtimit dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve”.

Ndërkaq, në pikën 2, të nenit 2, të rregullores, para fjalës “Restaurimi…” shtohen fjalët “Konservimi dhe…”.Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje: “4. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal), me lartësi maksimale 1 kat, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik, që lidhen me veprimtarinë arkeologjike, në veçanti, dhe trashëgiminë kulturore, në përgjithësi, si dhe nevoja të tjera të rikualifikimit urban të zonës, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe, në asnjë rast, nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin. Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe, për çdo rast, duhet të përcaktojë qartë qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës si dhe planprojektin e saj. Vendosja e tyre bëhet me mbikëqyrjen e autoriteteve të specializuara shtetërore”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.