MILOSAO

Historia e patreguar e Puzanavove

06:57 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga E. E. SHERGALIN

Ivan Ivanoviç Puzanovi ka qënë një nga Ornitologët e njohur në ish Bashkimin Sovjetik , teksa Vasili Vasileviç Puzanovi , po me të njëjtin mbiemër , praktikisht nuk njihet prej askujt .
Ndërkohe Vasil Vasileviç Puzanovi është një nga themeluesit e Ornitologjisë në Shqipëri .
Vitet e fundit Shqipëria ka hyrë vrullshëm në rrugën e zhvillimit duke shkundur nga supet pluhurin politik të kataklizmave të shek. XX-të .
Ka ardhur koha që edhe tek ne të përkujtohen njerëzit me emrat e të cilëve ne mund të krenohemi. Po ja lemë fjalën mbesës të kushërirës të parë të V.V. Puzanovit , Tatjana Valerianova Fremelit , nëna e së cilës Kira Nikollajevna Gamelei , në rininë e saj ka pasur miqësi me kushërirën e saj Tatjana Aleksejevna Pashkoven , dhe që të dyja ishin kushërira të para të V.V. Puzanovit . Me T.A.Pashkoven kishte rënë në dashuri shkrimtari i njohur Rus në emigracion Gajto Gazdanov ( 1903 – 1971) e pikërisht ajo i ka shërbyer atij si prototip për portretin e heroinës kryesore në romanin e njohur te tij “ MBREMJE TEK KLERI “ . Vasil Vasiljeviçi e frekuentonte shpesh këtë shoqëri djemsh të rinj. Vasil Vasiljeviç Puzanovi ka lindur në vitin 1884 në fshatin Peni të guvernës së Kurskut në çifligun e babait të tij Vasil Fjodoreviç Puzanovit.
Nëna e tij Olga Vitaljevna me mbiemrin e rinisë Pashkova , e kishte prejardhjen nga një fis i lashtë obortarësh që mbas Revolucionit ra në varfëri . Ajo u martua me burrin e saj mbas një dashurie pasionante dhe kundër vullnetit të prindërve  të saj .
Vasil Fjodoreviç Puzanovi obortar , njeri shumë i sjellshëm dhe tërheqës dhe për mbi të gjitha i sëmurë rëndë . Ata patën lindur katër djem nga të cilët mbijetuan vetëm dy ; me i madhi Vasja dhe me i vogli Shura . Mbasi i vdiq burri Ollga Vitaljevna , shkoi të jetojë në Harkov tek prindërit e saj , sëbashku me dy djemtë .
Prinderit e saj Vitali Kuzmiç Pashkovi dhe Nadjezhda Petrovna , me mbiemrin e vajzërisë Hanzhenkova , në shtëpinë e tyre kishin krijuar një atmosferë të kulturuar dhe ambient të punës krijuese. Vitali Kuzmiçi ishte shkrimtar publicist dhe kompozitor ( kjo përmendet edhe ne Historinë e Qytetit të Harkovit ) , kurse bashkëshortja Nadezhda Petrovna Pashkova luante në piano , kurse nipi i saj A.A. Hanzhenkov njihet si themeluesi dhe regjisori i parë i kinematografisë ruse .
“ Në të vërtetë shtëpia e prindërve të mi ishte një fole oborrtarësh “ . Në qendër lartësohej një ndërtesë tre katëshe me dy anekse në të dy krahët , kurse nga prapa ishte një kopsht i madh .
Familia nuk ishte e pasur , ndaj dy katet e para i a kishte dhënë me qira një spitali , në aneks banonte vejusha Gazdanova me djalin e saj Gajdo .
Prindërit e nënës sime ishin ndarë qysh herët kut ajo ishte 4-5 vjeç , ndaj ajo jetonte në Kharhov tek teto Lola . Vasia i a bënte qefin duke prurë nga gjuetia gjëra të çuditëshme 9 madje njëherë pruri një ari të vogël ). Vasia studio në Universitetin e Kharhovit ( fakulteti Bio ose Gjeografi ) .
Mori  pjesë në levizjen revolucjonare , në vitin 1905 , u arestua , u bë antar i partisë Esere (Social-revolucionare Ruse ). Olga Vitaljevna ishte motra e madhe e gjyshes sime , Antonia Vasiljevnës. Olga Vasiljevna ishte shumë mikpritëse , kështu në ç’do verë në çifligun e saj , në Peni , vinin gjithë të afërmit dhe miqtë. Peni ishte një katund i madh tregëtar , ku ç’do vjeshtë bëhej panairi. Peni kishte intelektualet e vet , këta ishin femijët e priftit ; studentë , mjeku i spitalit lokal , gjyqtari i pajtimit, N.G.Gamalein . ( Aty gjyshja ime u njoh me burrin e saj të ardhshëm N.G. Gamalein ). Me sa duket aty ai jepte mësim ( 1912 ). Vasia binte shokët e vet studentë dhe kësisoj krijohej një shoqëri e gëzuar dhe e larmishme . Në këtë periudhë Vasili vizitoi Afrikën dhe prej andej pruri lëkurë luanësh. Ekspedita ne Afrikë u organizua nga Profesori i Universitetit të Kharkovit zoologu Vladimit Troicki .
A ka mare pjese Vasia në Luftën e Parë Botërore të viteve 1914-1917 , kjo nuk dihet . Miqtë e tij , djemtë e priftit të lokalitetit , kanë marë pjesë dhe aty janë plagosur dhe janë gjymtuar ( kujtonte nëna ime ) .
Gjithsesi në vitet 1918-1919 në Kharkov ai nuk është parë ( në këtë periudhë nëna ime ka studjuar në Institutin e Mjekësisë të Kharkovit ) .
Në Çekosllovaki , në emigracion Vasia u njoh me Viktori Valc ( gjithë simbas fjalëve të gjyshes time ).
Me sa duket deri atëherë d.m.th. rreth viteve 1933 – 1934 ka pasur komunikuar me Rusinë , mirëpo me pas ju është thënë se të komunikosh me të afërmit ne Rusi ishte e rrezikshme .
Nëna e tij teto Lola dhe kushëriri i parë i saj Pavël Pashkovi emigruan dhe përfunduan në ishujt Principë ( jo larg Kostandinopojës ) dhe aty vdiqën .

FISI I PASHKOVËVE
Sipas gojëdhënave , perandoresha Ekaterinë e II-te i dhuroi oborrtarit te saj të privilegjuar një pallat lluksoz ndërtuar nga arkitekti i njohur Bazhenov .
Më vonë aty u vendos Muzeumi i Rumjancevit , e sot në një pjesë të tij është biblioteka LENIN .
Në fund te shek. XVIII-të , Ekaterina e II-të ngarkoi kryebashkiakun e qytetit te Kharkovit të ngrinte një Institut Popullor i cili më vonë shndërrohet në Universitetin e Kharkovit. Gjithë sipas gojëdhënave , trualli rreth Universitetit – kodra universitare – ishte dhurate e Pashkovit për qytetin. Ky Pashkov është gjyshi apo stërgjyshi i shkrimtarit tonë , publicistit Vitali Kuzmiç Pashkovit ( gjyshi I V. Puzanovës ) .
Fisi u rrënua ahere kur Pashkovi u dha mbas ndërtimit të godinave me anekse ballore dhe puseve arteziane ( gjith simbas fjalëve të nënës ) .
P.S. Në periudhën e emigracionit Vasia me sa duket ka pasur korespondencë me Gajdo Gazdanovin sepse Gajdo filloi tu shkruante të afërmve në Kharkov , kuse Vasia i shkruan Kirës në Moskë , ( pothuajse në të njëjtën kohë ) , në vitet 1960.
Rrugëtimi i Vasil Vasiljeviç
Pra është e qartë se ç’rrugë dhe zhvillim ka ndjekur formimi intelektual i Vasil Vasiljeviç Puzanovit , e cila më vonë do të mahnisë kolegët Shqiptarë që për hir të fatit u takuan me të .
Një ndër ta disidenti i njohur Shqiptar Maks Velo , mbase thuajse gjysmë shekulli më vonë pasi kishin  vdekur bashkëshortët Puzanovë , në shkrimet e veta , vazhdoi të tregojë për këtë çift të mrekullueshëm .
Dhe pikërisht falë përpjekjeve të tij dhe jo të kolegëve të Institutit Zoologjik të Shqipërisë , ne aritëm të sigurojmë disa tablo dhe fotografi të varreve të Puzanovëve .
Gjithë jetën e vet V.V.Puzanovi ka qënë një gjahtar i apasionuar dhe ballsamosës (taksidermist) i shkëlqyer . Ai ka shkuar deri në Afrikë për të gjuajtur . Më vonë , për këtë udhëtim jane krijuar shumë legjenda , që po të shihen hollë-hollë një pjesë e tyre janë fakte reale .
Ky udhëtim ka pas lypur shumë para , porse për shpenzimet financiare Vasilin e mbështeti një mik i familjes , drejtor i disa fabrikave të sheqerit , Solomon Petroviç Shleer , me vajzën e të cilit në rini të vet pat rënë në dashuri  Vasili . Shleeri ofroi shumën e nevojshme për ekspeditën .
Në një nga ekspeditat e veta , i riu Vasil takoi një zezake . Midis tyre lind një roman , dhe si rezultat kemi lindjen e një fëmije . Kështu që nuk përjashtohet mundësia që në një nga vendet e Afrikës të jetojnë pasardhësit e Vasil Puzanovit. Fatkeqësisht ne nuk dimë në ç’vënd ka ndodhur kjo histori. Dimë vetëm që ekspedita ka shkuar në perëndim të bregut të liqenit Viktoria ( Krivcov 2011 ). Sidoqoftë bashkëshorte e ligjshme e Vasil Puzanovit ishte destinuar të bëhej një grua tjetër – Viktori Aleksejevna , me mbiemrin e vajzërisë Valc ( simbas disa të dhënave të tjera Ranherer apo Rahner ) e cila kishte lindur në Rusi në Rostov , në një familje aristokrate në vitin 1883 . Në vitin 1917 , në moshën 24 vjeçare ajo e la Rusinë përgjithmonë , së bashku me valën e emigracionit të bardhë . Vetë Vasil Puzanovi , duke qënë oficer i ushtrisë të shpartalluar të A.I.Denikinit , u detyrua të braktisë Rusinë në vitin 1920 . Për hir të së vërtetës duhet të themi : meqënëse në rini ai kishte simpatizuar marksizmin , duhet të kalonte në Ushtrinë e Kuqe , gjë që nuk ndodhi. Sipas dëshmisë së T.V.Fremel , bashkëshortët e ardhshëm u njohën kur ndodheshin në Çekosllovaki . Fatkeqësisht ne nuk e dimë se kur kaluan nga Çekosllovakia në Mal të Zi , d.m.th. në Mbretërinë e Sërbëve , Kroatëve dhe Sllovenëve .
Dimë që Vasili është vendosur në Beograd , mbasi ka kaluar nga Franca dhe Italia . Viktori Aleksejevna ishte piktore dhe jepte mësime vizatimi në gjimnazet e qyteteve Mitrovicë dhe Prizren . Paralelisht me këtë punë ajo ka pikturuar dhe ikonostasin e Kishës të Shën Car Uroshit në qytetin e Uroshevacit . Kjo grua e talentuar kishte një prirje të veçantë ndaj artit . Ajo jo vetëm studioi për skulpturë në Shën Peterburg por përvetësoi shumë mirë dhe mjeshtërinë e restaurimit të ikonave .

Puzanovët në Shqipëri
Ata erdhën nga Kosova në qytetin e Shkodrës nga vitet 1943 apo 1944 të frikësuar prej regjimit fashist . Gjithë kohën e qëndrimit në Shkodër , një ndër qendrat shkencore dhe kulturore me zë të Shqipërisë , ata banuan në shtëpinë e marangozit Vlash Deda .
Në vitin 1948 Puzanovët erdhën në Tiranë , ku ish krijuar Instituti i Shkencave të Shqipërisë .
Aty filloi punën Viktori Aleksejevna duke krijuar Sektorin e artit Mesjetar  ( Maks Velo 2004 ) .
Deri në fund të jetës së saj ajo u mor me artin Shqiptar të Bizantit , duke ja përkushtuar gjithë jetën restaurimit të ikonave . Në Shqipëri ajo ndërmori një sërë ekspeditash në të gjitha anët e vëndit nga Veriu në Jugë dhe nga Lindja në Perëndim .
Rezultat i gjithë këtyre ekspeditave është një mori e madhe artikujsh botuar në revistat shkencore dhe kopjimi i 32 afreskave që sot ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar të qytetit të Korçës .
Në thelb kjo ishte një punë hulumtuese e ikonave dhe afreskave që bëhej për herë të parë dhe që ndihmoi për të kuptuar rëndësinë e tyre si pjesë e kulturës nacionale.
Viktori Puzanova për herë të parë studioi në baza shkencore dhe bëri publike krijimet e artit mesjetar të Shqipërisë ( Kamenskaja , Zhugra 2001 , Velo 2004 ).
Botimi i parë i punimeve të Viktori Aleksejevnës pa dritë në vitin 1953 , kurse gjithsej botoi 8 punime shkencore . Ndërkohë ajo ka bërë shumë ikona për porositësit privatë dhe për kishat e vendit . Në kishën ortodokse të Serbisë në Beograd ( në qendrën e Patriarkanës ) ruhet kopja e afreskut të njohur “ Vajtimi i Krishtit “ ( shekulli i XII-të ), nga Katedralja e Shën Pantelejmonit që ndodhet në Manastirin e Nerezit , jo fort larg qytetit të Shkupit në Maqedoni .
Në qershor të vitit 1997 në Beograd në “Shtëpinë e Rusisë “ u hap ekspozita me veprat e piktorëve rusë emigrant të koleksionerëve privatë të Beogradit . Aty ishte ekspozuar dhe një tabllo e V.A.Puzanovës “ Tigrat e vegjël “ nga koleksionistja Sonja Bogdanoviç .
Vasil Vasiljeviç Puzanovi është një ndër entuziastët që krijuan Muzeun e Shkencave të natyrës në Tiranë. Puzanovët nuk kishin fëmijë , kështu që ata i u dhanë me mish e me shpirt tërësisht shkencës .
Ata jetonin në një shtëpi të vogël bashkë me vëllanë e vogël të Vasilit , Aleksandrin , i cili bënte pazarin , duke i liruar plotësisht Vasilin dhe Viktorinë nga punët e shtëpisë dhe duke i u dhënë mundësinë që të përkushtoheshin tërësisht punës krijuese .
Gjithë periudhën që jetuan në Tiranë deri sa vdiqën Puzanovët kishin me qira një dhomë në shtëpinë e doktor Kadri Kërçikut .
Në vitin 1956 të tre ( Vasili , Aleksandri dhe Viktoria ) morën nënshtetësinë Shqiptare .
Penës të Vasil Puzanovit , me bashkëautorë kolegët e vet shqiptarë, i përkasin një sërë punimesh për faunën e grupeve të ndryshme të vertebrorëve .
Lista e shpendëve të Shqipërisë e përgatitur së bashku me Fotaq Lamanin dhe Islam Zekon dhe e botuar pjesë , pjesë në vitet 1962-1963 , ka qenë në vazhdën e 30 vjetëve ( nga fillimi i vitit 1960 e deri në vitet 1990 ) , nga punimet më të cituara për zogjtë e Shqipërisë në të gjitha Buletinet dhe përmbledhjet mbi faunën e shpendëve të Europës . Vasil Vasileviçi ka dhënë leksione për lëndën e biologjisë në Universitetin e Tiranës. Për kolegun e tij Fotaq Lamani ka treguar shkëlqyeshëm në faqet e librit të vet Eugjen Novak ( Novak 2009 ) .
Shumë i dhimbshëm dhe tragjik është fati i shokut të Vasilit , ornitologut Islam Zeko-s , njohës i shpendëve grabitqarë ; para lufte ai kish punuar mësues biologjie në Gjimnazin e Tiranës .
Si u krijua Universiteti , ai u bë profesor i zoologjisë . Ai ishte pensionist kur një vrasës kriminel i panjohur në vitin 1988 e grabiti dhe e vrau . ( Atë e gjetën të vrarë në apartamentin të lidhur mbas karriges ) . ( Novak 2009 )
Teksa V.V.Puzanovi është i përmendur jo vetëm si zoolog dhe pedagog por dhe si taksidermist
( ballsamosës ). Shumë nga eksponatet e Muzeut Zoologjik janë bërë nga duart e tij .
Pikërisht në këtë punë ai derdhi gjithë shpirtin dhe talentin e tij . Ne mendojmë se dhe bashkëshortja Viktoria Aleksejevna me shijen e saj të hollë artistike , shpesh konsultohej me të në punën krijuëse q ëish mjaft e ndërlikuar . Me sa duket puna shumëvjeçare me solucione helmuese duhet të ketë qënë shkaku i vdekjes të parakohëshme të Vasil Vasiljeviçit .
Vitet e fundit të jetës ai ka qënë i sëmurë rëndë . Mbasi kaloi disa muaj në spital , ai vdiq nga kanceri në vitin 1964 .
Në vitet e fundit Viktori Puzanova po ashtu vuajti shumë nga sëmundje të ndryshme (sidomos nga Parkinstoni). Mjekët Shqiptarë e këshilluan të shkonte të vizitohej dhe kurohej ne BRSS.
Viktoria pyeti të afërmit e Vasilit në Moskë për udhëtimin dhe u pregatit të vizitonte atdheun e dashur. Vajtjen e pengoi prishja e marrëdhënieve të BRSS me Shqipërinë e vitit 1961 në kohën kur BRSS u acaruan marrëdhëniet me Kinën e Mao Tce Dunit dhe Shqipëria filloi të orientohet e të bënte një politikë për forcimin e miqësisë me Perandorinë Nënqiellore (1962-1976) megjithse nga 1948 deri në 1961 ajo ishte pjesë e bllokut socialist.
Muajt e fundit të jetës Viktori Aleksejevna i kaloi në shtëpi nuk u shtrua në spital; për të u kujdes vëllai i të ndjerit Vasil Aleksandri, i cili mbas vdekjes së saj do të ngelej vetë.
Fotografitë unikale që po botojmë i disponojmë falë miqësisë të ngushtë shumëvjecare të familjes të Puzanovëve me Llambi Durollin, i cili i adhuronte dhe respektonte në mënyrë të shkëlqyer.
Lidhur me këtë Maks Velua në librin e vet shkruan: “ Viktoria dhe Vasili ndjenin dashurinë e madhe të Llambi Durollit ndaj familjes së tyre. Llambi ishte Drejtori i Muzeut në Vlorë. Ata ishin njohur në kohën kur Viktoria organizonte ekspedita në kishat e vjetra përgjatë bregdetit të Vlorës. Puzanovët shumë herë i kanë kaluar pushimet në Jugë tek Durollët….Dhe pikërisht në Puzanovët unë takova për herë të parë Llambin, i cili jo vetëm e njihte mirë historinë e zonës së Vlorës, por ishte dhe njeri i jashtëzakonshëm nga mirësia…”
Kur Shqipëria preu marrëdhëniet me Bashkimin Sovietik, ambasadori i BRSS u propozoi Puzanovëve të ktheheshin në atdheun e tyre. Por në këtë kohë si Vasili dhe Viktoria ishin dashuruar me këtë vend të vogël, ku kaluan një pjesë të mirë të jetës që në një mënyrë kishte zëvendësuar atdheun e tyre. Dhe pikërisht në të mirë të Shqipërisë ata kishin punuar me përkushtim e dashuri, kishin takuar njerëz të mrekullueshëm e kishin miq të vërtetë ndaj vendosën të refuzojnë propozimin e ambasadës.
Në një letër që V.A. Puzanova i dërgonte të afërmve në Moskë në 12 Shkurt 1959 hasim këto rreshta. “Ne jetojmë mirë, të dy punojmë në Universitet, gjithsecili në specialitetin e vet, Vasili është zoolog, unë piktore, tani edhe historian. Aleksandri është me ne, ai nuk punon kund, por merret me ekonominë e shtëpisë, sepse unë jam pothuajse invalide dhe pa të unë me siguri do të vdisja . Vendi ynë është i vogël por shumë i këndshëm dhe i bukur. Gjithë vjeshtën dielli është i ngrohtë deri në dhjetor lulëzojnë trëndafilat.”
Ja çfarë shkruan Vasil.V.Puzanovi në letrën e vet të 28 Marsit 1960 dërguar në Moskë, me synimin e qartë për ta bërë letrën më bindëse dhe sikur do të sqaronte arsyen e moskthimit në të ardhmen në atdheun e vet.
“ Ne bashkëpunëtorët shkencorë jetojmë shkëlqyeshëm, nuk na mungon asgjë. Vendi dhe njerëzit janë të shkëlqyer. Konditat e punës janë të mira. Marrëdhëniet me ne janë të shkëlqyera. Ne kemi gjithçka madje me bollëk. Muajin e verës e kalojmë buzëdetit. Vitja ( ashtu siç e thërrisnim në rrethin familjar Viktori Aleksejevën) ka mësuar ne Paris dhe ka përvetësuar mjeshtrit e vjetra të artit të pikturës. Jetën e bëjmë në mënyrë interesante dhe jemi të lumtur.”
Në vitin 1960 Shqipëria u turr me tërbim në rrugën e shkatërrimit të vendit të vet, të historisë dhe kulturës. Karakteri ateist i rendit shtetëror, madje u sanksionua në kushtetutë dhe lindi plani për shkatërrimin e gjithë kishave dhe xhamive. Në vitin 1967 diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha e shpalli fenë “krim ndaj shtetit”. Në këtë kohë një pjesë e eksponateve të shpendëve të balsamosur u transferuan nga manastiri françeskan në qytetin e Shkodrës që ndodhet në veri të vendit, dhe u prunë në Muzeun e Shkencave të Natyrës të Shqipërisë në Tiranë. Kjo ndodhi mbasi kishte vdekur Vasil Vasiljevici .
Viktori Aleksejevna u nda nga kjo botë, atëhere kur shpërtheu fushata e madhe e përndjekjeve ndaj kishave dhe manastireve dhe gjithçka që lidhet me to. Perëndia e mëshiroi, ajo nuk u bë dëshmitare e sulmit të ideologjisë barbare ndaj kulturës unikale të një vendi të lashtë.
Për fat të keq, e kjo ndodh shpesh institutet shkencore në të cilat për vite me radhë punuan bashkëshortët Puzanovë, nuk u kujdesën për ti u bërë një vend në varreza dhe Maks Velua ishte i vetmi njeri që ngriti një varr-përmendore të merituar për jetën e punën e tyre dhe ka më shumë se gjysmë shekulli që kujdeset për mirëmbajtjen e varreve të Puzanovëve.
Ai mendon se këta njerëz kanë bërë një punë të pazakontë dhe të shumtë për Shqipërinë e vogël që e donin me shpirt. Në tokën e saj ata kanë mbetur përjetësisht.

P.S. Autori falenderon përzemërsisht për ndihmën që i kanë dhënë në pregatitjen e artikullit Maks Velo (Shqipëri), Aleksei Borisoviç Arsenievin (Serbi), Elena Kostandinovna Mezhiska-Millovanoviç (Serbi), Tatjana Valecianova Fremel  (Moskë), Juri Dimitreviç Neciporenko (Moskë) dhe Vasil Genadoviç Pcelinkevin (Sankt-Peterburg).

Titulli origjinal është: VASIL VASILJEVIÇ PUZANOV( 1884-1964)
Themelues i Ornitologjisë në Shqipëri. Ajo është botuar në revistën ruse ornitologjike të Universitetit të Petërburgut  NU.789  2012


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.