Horoskopi

Horoskopi i datës 27 mars 2017

05:08 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Në mëngjes do ju duhet pak kohë të angazhoheni pasi po mendoni akoma për fundjavën. Humori dhe krijimtaria do përmirësohen pasdite. Atmosfera në çift është shumë e tensionuar: bashkëpunimi i Hënës me Venusin thjesht do e përkeqësojë situatën.

DEMI

Të gjitha iniciativat që do ndërmerrni janë të motivuara nga idealet humanitare: këndi Mars-Neptun kombinon në mënyrë të përkryer veprimin me anën shpirtërore. Ditë ideale për të marrë pjesë në gara sportive, ose të paktën një ndeshje futbolli.

BINJAKËT

Humori i luhatshëm provokon nervozizëm dhe grindje në çift. Duke u përqendruar te dëshirat tuaja, nuk i jepni rëndësi nevojave të partnerit. Pak ironi është e nevojshme në situatën që ndodheni për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të ulur tensionet.

GAFORRJA

Mirëkuptimi dhe besimi që tregojnë kolegët tuaj ju jep energjinë e nevojshme për të përfunduar shpejt detyrat e shumta. Në lidhje me raportin në çift, duhet pak ëmbëlsi dhe përkëdhelje për të zbutur pak situatën.

LUANI

Mëngjes i qetë pa lavdërime. Çdo gjë do ndryshojë pasdite kur Hëna kalon në trekëndësh me shenjën tuaj dhe i bashkohet Venusit. Një ftesë nga shoqëria juaj në darkë vonë do t’ju kthejë alegrinë e munguar prej disa kohësh!

VIRGJERESHA

Ju mërzisin shumë gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat. Keni edhe ju defektet tuaja, por mes idealeve tuaja, ndershmëria është gjithmonë në vend të parë! Jeni dyshues para një bashkëbiseduesi që premton mrekulli: ndoshta personi që keni përballë thjesht po mburret.

PESHORJA

Duhet të ofroni gjithë ndihmën e mundshme për kolegët tuaj, sidomos ndaj atyre që janë më të rinj dhe pa eksperiencë. Megjithatë dikush mund të përfitojë nga zemërgjerësia juaj. Gjëja më e rëndësishme sot është ekuilibri, por si gjithmonë, nuk do jetë fare e thjeshtë që ta mbani.

AKREPI

Dashuria ju vë para shumë zgjedhjeve dhe përgjegjësive. Përballojeni me maturi, duke kontribuar në rritjen e raportit tuaj. Një surprizë e këndshme në punë do ndërpresë rutinën dhe do ju japë frymëzim dhe energji të reja.

SHIGJETARI

Mëngjesi do jetë i rënduar dhe jo i dobishëm por për fat pasdite do ketë pak gjallëri që ju jep mundësinë të rikuperoni kohën e humbur. Perspektiva e një mbrëmje romantike ose festive ju jep energji për aventura të reja.

BRICJAPI

Punët dhe studimet shkojnë mirë. Këndi Mars-Neptun i jep iniciativës tuaj një domethënie të veçantë, pas veprimeve është filozofia! Mesazhe të fshehta në familje për t’u deshifruar. Dikush ka diçka për t’ju thënë, por duhet të gjejë fjalët e duhura.

UJORI

Shpenzime të paparashikuara në mëngjes. Paraja dhe miqësia janë të lidhura nga një fije e hollë, nëse është e nevojshme për të arritur diçka, përdorni çdo gjë. Pasdite e këndshme, në kontakt me njerëz ose të përfshirë në art, do ndjeheni të lirë për të shprehur atë që mendoni.

PESHQIT

Mëngjesi për çështje biznesi, pasditja për t’i lejuar vetes ndonjë shpenzim të vogël, megjithëse në krahasim me ditët e tjera, sot do tregoheni shumë praktik. Edhe në punë do ju shohin me sy të mirë: intuitivë kur është e nevojshme, racionalë kur është e mjaftueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.