Show-Bizz

Taulant Xhaka merr sot një urim zemre dhe mbështetje nga vëllai

11:45 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kohët e fundit lojtari Taulant Xhaka  ka qenë në qendër të vëmendjes, fakti që nuk luajti në ndeshjen me Italinë dhe vendimi i tij, për t`u larguar nga Kombëtarja e ka bërë futbollistin më të përfolur.

Por sot ai ka një ditë të veçantë pasi ka datën e lindjes dhe mbush plot 26 vite dhe padyshim që nuk mund të mungonte urimi i vëllait të tij Granitit. Me mesazhin e urimit ai ka dhënë dhe mbështetjen për vëllanë që ndodhet larg. 

Të dy lojtarët edhe pse vëllezër të një familje siç dihet luajnë me dy kombëtare të ndryshme, njëri ka zgjedhur Zvicrën dhe tjetri Shqipërinë.

‘’Vëllai im i dashur! Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra të bëhesh 100 vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë. 
Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë’’, shkruan Graniti në urimin e tij për Taulantin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.