Horoskopi

Horoskopi i datës 28 mars 2017

07:18 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Detyrat dhe përgjegjësitë duhet të jenë në plan të parë për ju, me Saturnin dhe Hënën që bashkëveprojnë duke ju mbështetur. Një mik me ndikim, me më shumë përvojë ose më i madh se ju, do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr.

DEMI

Nëse do t’ju duhet të përballeni me tekat e një familjari, jini të duruar. Mos bini pre e nervozizmit dhe përpiquni ta zgjidhni çështjen me urtësi. Të mendoni mbi atë që duhet të bëni do t’ju ndihmojë të qartësoheni për rrugën që doni të vazhdoni të ndiqni.

BINJAKËT

Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projektet e ndërmarra. Jepini pra! Do të dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi disa çështje shumë delikate dhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën.

GAFORRJA

Me Plutonin jo shumë miqësor bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk kuptoni: është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.

LUANI

Sot do të keni të bëni më shumë me kënaqësinë sesa me punën. Do t’i zgjidhni çështje e përditshmërisë me efikasitet për t’u pasur zili. Në çështjet e dashurisë, do të keni një luftë të brendshme midis dëshirës për t’u shmangur dhe nevojës për siguri.

VIRGJERESHA

Strategjitë pak komplekse dhe pak të paqarta që po vini në zbatim nuk do të më efikase sesa një linjë veprimi konkrete, e qartë dhe e saktë. Me Venusin dhe Marsin armiqësor qëndrojuni larg flirtimeve që i bëni thjesht për inat.

PESHORJA

Neptuni në bashkëveprim me Marsin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë. Por, për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë.

AKREPI

Do të jeni autoritarë dhe konkretë. Edhe pse, për shkak të kundërshtive të vogla, do të përjetoni momente të mira e të këqija. Dorëzohuni përpara fakteve: zemra ju rreh fort për një person të veçantë, që deri më tani e keni shpërfillur.

SHIGJETARI

Në mjedisin e punës mund të ndryshojnë disa gjëra. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë. Varet nga vullneti juaj.

BRICJAPI

Dielli dhe Hëna do t’ju vënë në provë. Do të zbaviten duke bërë të shfaqen tensione që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe nuk do të jeni tolerantë madje edhe përballë keqkuptimeve të vogla me të tjerët.

UJORI

Nëse jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese. Duke u dhënë më shumë hapësirë hobive dhe krijimtarisë suaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

PESHQIT

Urani ju jep shumë energji, e cila është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të dini gjithashtu edhe të gjeni një mes të artë midis dashurisë dhe punës, duke fituar admirim nga të gjithë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.