DOSSIER

Pseudonimet/ Ja kush janë dy sigurimsat që spiunuan 25 shokët e tyre në 1978

20:34 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Hithra.al” ka publikuar sot dokumentet për dy sigurimsa me emrat “I rilinduri” dhe “Skampa”. Mësohet se ata të dy ishin dy të arrestuar në tentativë për tu arratisur nga Shqipëria, të cilët pas presionit e torturave në hetuesi, u kthyen në bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Ata akuzoheshin për agjitacion e propagandë dhe për këtë Sigurimi i Shtetit kishte siguruar provat të cilat u përdorën si presion në hetuesi ku përmes torturash dy të rinjtë pranuan të rekrutohen. Dokumenti vërteton ngjarjen dhe detaje të rëndësishme të saj ndër të cilat edhe pseudonimet që i kishin zgjedhur vetë.

Togfjalëshat “u thye në hetuesi” si dhe “të merret në bashkëpunim me rrethana shtrënguese” i ndeshim shpesh në dokumentet e degëve të Sigurimit të Shtetit gjatë viteve të diktaturës. Kjo është dëshmi e dhunës fizike e psikologjike që ushtrohej ndaj shtetasve shqiptarë për ti kthyer në bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ndërkohë në rregulloren e Ministrisë së Brendshme në disa periudha të regjimit diktatorial në Shqipëri, shkruhej qartë se dhuna ishte e ndaluar të përdorej në dhomat e hetuesisë. Në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta. Dhuna në hetuesi në formë verbale a fizike ka shërbyer gjithmonë për “të thyer” të arrestuarin.

Dokumenti ekluziv që sjell “Hithra.al” e vërteton këtë pasi jep detaje se si “ishin thyer” në hetuesi dy persona që kishin ëndërruar lirinë, që dëgjonin stacionet e huaja radiofonike e që ishin të zhgënjyer nga varfëria dhe izolimi në Shqipëri. Njëri prej tyre, “I rilinduri” kishte “deponuar më shumë materiale nga ç’dispononte Sigurimi për të në rrugë legale dhe ilegale. Po ashtu shënohet se ai në rrëfimin e tij kishte implikuar edhe 25 persona të tjerë me të cilët kishte “bërë biseda armiqësore”. “I Rilinduri” dhe “Skampa” janë vetëm dy elementë në superarmatën që ndërtoi Sigurimi i Shtetit përmes bashkëpunëtorëve të cilët i vinte në shërbim të tij përmes shtrëngimit dhe dhunës për të mabjtur nën survejim një shtet të tërë.Kjo armatë diskutohet prej 25 vitesh sa herë përmenden krimet dhe persekutimet gjatë regjimit Komunist.Duke lënë në front të parë këtë armatë, xhelatët e komunizmit ja kanë dalë mrekullisht ta mbërthejnë vëmendjen e opinionit publik tek dosjet e Sigurimit të Shtetit. Përmes këtij mekanizmi djallëzor ata ia kanë dalë të lënë krejtësisht në hije rolin e vërtetë të hetuesve, prokurorëve, gjykatësve, drejtuesve të degëve të brendshme në të gjithë Shqipërinë, bashkë me udhëheqësit e tyre që e projektuan ferrin komunist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.