Show-Bizz

 Vajza e Albina Dedës: Ja pse nuk mungoj asnjë ditë në çadër…

11:21 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Të jesh fëmijë deputeti apo ministri do të thotë që edhe shkollimi e profesioni që zgjedh të jetë jurist, ekonomist apo mjek.  Nuk ndodh shpesh që fëmijët e deputetëve t`i shohim të zgjedhin një profesion ndryshe. Vajza e deputetes së PD-së Albina Dedës, Alda ka zgjedhur të ndjekë pasionin e saj, modelingun. E për këtë prindërit nuk e kanë ndaluar aspak. Për herë të parë Alda, tregon për pasionin e  saj dhe bashkëjetesën me një politikane. Në një rrëfim për Politiko.al Alda zbulon shumë nga jeta e saj.

Ada, ti ke zgjedhur fushën e modelingut, që ndryshon komplet nga profesioni i mamasë tuaj? Pse kjo zgjedhje?
Modelingu është ëndrra në sirtar e çdo vajze në moshën time. Është vetë jeta ajo që të mundëson e të pamundëson përjetësimin e ëndrrës dhe dua të theksoj se i rëndësishëm është edhe fati.  Sa për atë që përse nuk vazhdova rrugën e mamit mund të them se megjithëse një rrugë e vështirë, nuk jam larg politikës. Prindërit e mi janë ish-studentë të Dhjetorit dhe janë të lidhur ngushtësisht me politiken.  Sidomos mami, jo vetëm si deputete por gjithmonë si aktiviste ka pasur përfshirje sistematike në politikë. Shpesh herë, politika dhe më mërzit sidomos kur mërzitet mami im. Jemi një vend me politikë e dhunë maskiliste plot paragjykime dhe respekt të munguar për femrën.

Si ka reaguar familja pas vendimit për t`u bërë modele?
Mund të them me krenari se jam me fat si vajza e dy prindërve mjekë, të kultivuar e mirëkuptues në zgjedhjet e mia. Prindërit e mi në rininë e tyre u ngritën si dhe vazhdojnë të luftojnë për lirinë e të tjerëve dhe do ishte paradoks e hipokrizi të ndrydhin lirinë time. Gjej rastin t`i falënderoj publikisht për inkurajimin e ndihmesën.

Si është jetesa e një modelje me një politikane? Si i ke marrëdhëniet me mamanë?
Nuk është e lehtë pasi si mami dhe unë jemi përherë të angazhuara. Ajo në të përditshmen e vështirë politike ndërsa unë me mësime dhe modeling. Por, megjithëse në dukje  dy profesione të kundërta, unë gjej një pikë të përbashkët: Janë si një lloj sporti veçse modelingu sport i këndshëm e politika sport i rrezikshëm. E admiroj pa fund mamin tim për kurajon e vullnetin e saj. E kam si frymëzim e idhull në jetën time.

Cilat janë aspiratat e tua si modele?
Të them të drejtën gjithçka varet nga mundësia dhe fati por nuk jam aq modeste në aspiratat e mia. Kërkoj me deomos ta ndërkombëtarizoj talentin e dhuntitë e mia. Me ndihmen e miqve të familjes kemi krijuar kontakte me faktorë të njohur të botës së modës dhe pres t`i materializoj shpejt, por pa lenë pas dore shkollimin. Për momentin le të jenë sekreti im që më përkëdhel çdo minutë.

Çfarë bën tjetër Ada përveç modelingut?
Perveç modelingut jam paralelisht e angazhuar me mësimet dhe gjuhën angleze. Sporti dhe leximi më tërheqin por nganjëherë nuk përtoj të merrem me punët e shtëpisë. Kohën që më tepron përpiqem ta kaloj me shoqërinë, i kam ngjarë babit në këtë aspekt, (qesh). Mami çdo kohë të lire mundohet ta përdore për ne tre fëmijët, sidomos për Xhonin, vëllain tim të vogël, për gjyshërit dhe të afërmit.

Je parë që ke shoqëruar mamin në “Çadrën e Lirisë”, sa e përfshirë politikisht është një modele si ti?
Ashtu siç e përmenda, jeta ime është e lidhur me politikën. Jam rritur me sentimentet më të thella për PD-në dhe Dr. Berishen. Nuk kam munguar qoftë dhe një ditë së bashku me motren time në protestën që po zhvillon opozita. Për portalin tuaj po zbuloj dhe një sekret që 18-vjetorin e festova në çadër dhe jam e lumtur që votën time të parë këtë vit t’a adresoj për PD-në dhe kryetarin e Republikës se Re, Lulzim Basha.

Modelja që iu frymëzon?
Kam shumë, Klaudia Shifer për finesen dhe bukurinë, Naomi Kembëll për veçantinë e impulsivitetin, ndërsa tek Zonja Trump vendosmërinë për të arritur të pamundshmen në jetë. Si dhe Gigi Hadid e Kendall Jenner, si modele natyrale dhe më të reja.

E ardhmja, në Shqipëri apo jashtë?
Është akoma herët të flas për këtë. Unë jam shumë e lidhur me vendin tim, me familjen e shoqërinë, por tregu shqiptar i modelingut ka limite të mëdha ndaj për një modele gjithmonë ëndrra fluturon drejt metropoleve të modës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.