Show-Bizz

Historia, i fejuari i Marina Farës e la gruan një ditë pas dasmës

14:03 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Gerilina KODHELI

 

Persona pranë të fejuarit 40-vjeçar të Marina Farës na kanë treguar se Edi Ismaili ka vendosur një rekord të çuditshëm, që rrallëkush mund ta ketë vendosur në botë. “Është ndarë një ditë pas dasmës”, tregon burimi, teksa shpjegon se Edi u martua dhe një ditë më pas u nda nga partnerja e tij. Por çfarë ndodhi?!

“Bëri një dasmë të madhe, por praktikisht e la gruan aty, gjatë dasmës. Të nesërmen u nda prej saj”, rrëfejnë për “VIP Pages” të “Gazetës Shqiptare” miqtë e 40-vjeçarit, sipas të cilëve, gjatë dasmës ai kishte zbuluar diçka jo shumë të këndshme, që nuk mund t’ia falte dot ish-partneres së tij, e cila nuk është një personazh publik. Sa i takon marrëdhënies së shumëpërfolur mes tij dhe Edi Ramës, duket se i fejuari i Marina Farës është vetëm fans i tij. “Janë takuar rastësisht dhe kanë bërë një foto, por nuk ka asnjë lloj raporti apo njohje me Ramën”, shpjegojnë miqtë e shkodranit.

Vip Pages/ GSH

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.