Horoskopi

Horoskopi i datës 30 mars 2017

07:12 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Do të përfitoni nga një çast lodhjeje të një kolegu për të treguar besnikëri dhe përgjegjshmëri, duke fituar kështu pikë në sytë e shefit. Të përveshësh mëngët nuk është problem, aq më tepër nëse e dini që do t’ju shpërblehet bujarisht.

DEMI

Të ndriçoni të gjitha zonat e errëta që keni gjetur përgjatë rrugës nuk është e lehtë. Është më mirë të përballesh me gjërat me radhë, sesa të mbash shumë kunguj nën një sqetull. Mos i merrni të gjitha gjërat të mirëqena dhe shikoni përtej asaj çka duket në pamje të parë, për të mos gabuar.

BINJAKËT

Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione që nuk kanë arsye të jenë. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themelet mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.

GAFORRJA

Keni zbuluar në personin e dashur një anë, ekzistencën e së cilës e keni shpërfillur? Nuk ka problem, do të shërbejë për ta bërë marrëdhënien tuaj në çift më të plotë. Gjatë kësaj periudhë jeni shumë të shpërqendruar: tregohuni të vëmendshëm, nëse do të angazhoheni në atë që bëni.

LUANI

Në këtë moment mund të keni më shumë pretendime ndaj kolegëve, por edhe nga vetja, nëse doni të arrini objektivat e vendosur. Përdorini të gjitha mjetet që keni në dispozicion, për të çuar anijen në port: ia vlen me të vërtetë barra qiranë.

VIRGJERESHA

Me Hënën që ju vëzhgon, ndjeshmëria juaj do të rritet jashtë mase. Ndërkaq bëni kujdes për të mos humbur arsyen thjesht për një gjest. Valë pasioni dhe vështrime shpërfillëse… Përdorini “armët” tuaja me kujdes, në të kundërt do të keni probleme.

PESHORJA

Edhe pse do të keni një rënie të lehtë të energjisë, për pjesën tjetër të ditës mund të rrini të qetë në shtëpi pa u druajtur se mund t’ju kërkojë dikush. Por nëse ka nevojë për ndihmën tuaj, mos e mohoni, edhe pse do të kishit parapëlqyer të rrinit pa bërë gjë.

AKREPI

Mos e zmadhoni shqetësimin që vjen nga mungesa e harmonisë hënore dhe mos u angazhoni për të bërë të ecin përpara shumë detyra. Rezultati do të ishte zhgënjyes. Vendosni përparësi, duke u marrë me një të vetme e duke bërë më të mirën sipas mundësive që keni.

SHIGJETARI

Nëse nuk do të përfshiheni nga nxitimi dhe ankthi i performancës suaj, intervista e punës do shkojë mirë dhe do të lini një përshtypje të mirë te të gjithë. Për të mbajtur llogarinë tuaj bankare aktive, përpiquni të shmangni shpenzimet e kota dhe kufizoni shpenzimet në minimumin e domosdoshëm.

BRICJAPI

Do të keni të bëni me një person pak kokëfortë. Nuk do ta keni aspak të lehtë që t’i ndryshoni mendjen, por në fund do të jeni shumë të kënaqur. Me gjuhën tuaj do të jeni të aftë të bindni këdo me saktësinë e argumenteve tuaja.

UJORI

Pavarësisht se dikush është përpjekur t’ju pengojë, do arrini që ta falni e të ecni përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund t’i kishit bërë të kuptonte personit përgjegjës se nuk duhej luajtur me zjarrin. Por është e kotë të shohësh mbrapa.

PESHQIT

Për të mos lënduar familjarët apo miqtë, jeni duke humbur veçoritë e karakterit tuaj. Ka ardhur koha të gjeni një ekuilibër midis vetes dhe të tjerëve. Çojini përpara me vendosmëri idetë tuaja nëse jeni të bindur për qenësinë e asaj që thoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.