

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.
Si sot në vitin 1997 1 Prill
Dje u shpall Ditë Zie Kombëtare në nderim të viktimave të Kanalit të Otrantos. Qeveria italiane dërgon ngushëllimet e veta mbi tragjedinë. Ismail Kadare deklaron në një media italiane se “është i tronditur nga kjo tragjedi”. Grabitet në Vlorë, filiali i bankës Agrokulturore.