MILOSAO

POEZI/ Frustrim – Hajdutët e shoqërisë

09:15 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kjo lloj letërsie e shikon qetazi, por edhe më e pandikuar me ndjenja ato që ndodhin në vendin tonë…

Nga Silvana BERKI

Frustrim
… kam marrë në dorë një kazëm,
per t‘u treguar se tani u rrita,
tani kam mësuar ç‘do gjë që më duhet.
Kam marrë në dorë ëndërrat e të rinjve,
për t‘i shtruar fasadë të së nesërmes.
Kam marrë në dorë dhimbjet e emigrantëve,
për t‘i veshur zemrën qytetit,
Kam marrë në dorë letrën e votimit,
të bind veten se ajri do pastrohet,
dhe erërat do të ndalen, tek këmbët e tua,
do të përulen krenarisë tënde,
do të dehin me psalmet e dhiatave ku ti më thua:
jemi këtu për të rregulluar botën,
jemi këtu për të kërkuar kënaqësinë,
jemi këtu për të krijuar konflikte,
të njohim ritmin dhe monotoninë.
… por asgjë nga këto nuk arrij të kuptoj,
si ishte bota kur erdha unë?
Apo jemi këtu vetëm e vetëm të kuptojmë kur të ikim…
ç‘botë perfekte kishim,
sa here që merrnim frymë.

HAJDUTËT E SHOQERISE
… jam zhgënjyer me akuzat kundër hajdutëve,
jam zhgënjyer me ligjet, që dënojnë hajdutët,
jam zhgënjyer me verbërinë, që prodhon hajdut mbi hajdutët.
… jam zhgënjyer me ata që vjedhin shoqerinë,
apo me shoqërinë që vjedh hajdutët,
po, po, a ke menduar ndonjëherë se shoqëria
mund të vjedhi hajdutët?
… ndërsa unë ka kohë që vras mëndjen,
si lindin hajdutët?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.