Horoskopi

Horoskopi i datës 11 prill 2017

07:21 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Gjatë ditës mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensionet, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si një dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt përtacisë, por që nuk pajtohet me angazhimet tuaja të shumta.

DEMI

Nëse në jetën në çift xhelozia dhe dyshimet do t’i kalojnë nivelet e normales, jepini fund kur të mundni dhe ndërroni menjëherë drejtim. Saturni do të bashkëveprojë me Marsin, duke bërë që të jeni në humor të mirë me një koleg.

BINJAKËT

Planetët janë angazhuar dhe po bëjnë gjithçka – nëse jeni beqarë – për t’ju mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Pozicionimi i Saturnit është garanci, si gjithmonë, se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.

GAFORRJA

Priten perspektiva interesante risish në sektorin e dashurisë, mbi të gjitha nëse jeni beqarë. Do të rrethoheni nga njerëz me të cilët ndiheni mirë dhe do të mënjanoni ata që duan t’ju detyrojnë të bëni zgjedhjet e tyre dhe t’ju imponojnë mendimet e veta.

LUANI

Sot do të mposhtni çdo mendim shkatërrimtar dhe negativ. Prandaj do të përvishni mëngët dhe do të përmbushni me zell punët tuaja. Në fillim, kush ju intereson do t’i përgjigjet ftesës me drojë, por më pas do të dorëzohet nga sharmi juaj.

VIRGJERESHA

Nëse jeni beqarë, falë Uranit, një stazh pune dhe një lundrim në internet mund t’ju sjellë një risi të këndshme. Me Saturnin në shenjën tuaj, ndoshta do të jeni më i varur se zakonisht për aprovimin nga personat e dashur.

PESHORJA

Bashkëveprimi i Jupiterit me Uranin do të bëjë t’ju vijnë ide nga më të çuditshmet. Do ta kaloni ditën me kokën mbi re. Nuk do të jetë e thjeshtë të harmonizoni ndjeshmërinë tuaja me atë që keni afër, por është më se e sigurt që është gjëja e duhur për t’u bërë.

AKREPI

Luhatje yjore do të shkaktohen nga bashkëveprimi i vrullshëm i planetëve. Do të sprovohet lidhja juaj në çift me zënka dhe qortime. Më në fund do të hyni në lojë me një bashkëpunëtor, duke sjellë bashkë me të një strategji fituese.

SHIGJETARI

Hëna miqësore u buzëqesh Venusit, Marsit dhe Mërkurit. Do të njihni persona, të cilët mund t’jua vërtetojnë menjëherë vlerën dhe sinqeritetin. Po kaloni një periudhë ndryshimesh në çdo fushë. Të papriturat do t’ju bëjnë përsëri vizitë.

BRICJAPI

Me ndikimin e Marsit, priten ulje-ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj në çdo mjedis, pa u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

UJORI

Jupiteri dhe Saturni krijojnë kontakte të shkëlqyera me Marsin dhe ju ndihmojnë të zhvilloni në qetësi projekte shumë premtuese. Do t’ia dilni të organizoni një hapësirë ku të qëndroni të vetëm dhe të meditoni, por edhe të zbaviteni me shoqërinë.

PESHQIT

Mendohuni mirë përpara se të ndërmerrni një veprimtari ekonomike me miqtë, sepse rrezikoni ta dëmtoni lidhjen që ju bashkon në mënyrë të riparueshme. Me Jupiterin që ju vëzhgon, vlerësoni kontaktet me persona me të cilët keni të përbashkëta në fushën e kulturës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.