20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 14 prill 1997

07:00 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

RINIS BOTIMI/ Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997.  Në 12 prill 1997 rifillon botimi i gazetave në vend dhe njëkohësisht edhe i “GAZETA SHQIPTARE”. Do vazhdojmë rikujtimin e ngjarjeve të ndodhura 20 vite më parë me shkrimet në gazetën tonë.




Si sot në 14 prill 1997

Tiranë- Misioni “Alba” hedh hapin e dytë në Shqipëri. Edhe dje ka vazhduar ura ajrore që lidh Shqipërinë me portet italiane. Avionë ushtarakë italianë kanë transportuar për në Rinas material, pajisje dhe njerëz, me qëllim që të pergatitet ajo që në gjuhën ushtarake quhet “salla operative” e cila do të shërbejë për ditën e zbarkimit që do të plotesojë zbritjen e trupave ndërkombetare të “Albeës” në Shqipëri.

Dje ushtarakët italianë kanë folur për shtypin edhe për natën e tyre të parë të kaluar në truallin shqiptar.

“Asnjë problem i dukshëm, me përjashtim të të shtënave që dëgjoheshin natën here pas here,kontaktet me popullsinë vendase kanë qenë të mira”- janë shprehur ata.  Po dje i janë afruar Shqipërisë edhe dy anijet ushtarake spanjolle të cilat priten të ankorohen në mengjes në Brindizi. Dy anijet do të presin urdhërin për t’u nisur në ditët e ardhshme për në Durrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.