DOSSIER

Dokumenti/ Barcaletat kundër regjimit që u regjistruan nga Sigurimi

21:58 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” dokumente të sigurimit që tregojnë zbërthimin e disa anekdotave që qarkullonin në vitet 70-të që sipas tyre ishin kundër regjimit.

Një ndër to është edhe shprehja “Hodha grepin në Bunë dhe zura një krap, e hodha në Lanë dhe zura 10 labë”. Kjo sipas Sigurimit do të thoshte se Tirana ishte mbushur me lebër.

Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave.

Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist. Sjell sot për shembull (bashkëlidhur, pjesë të përzgjedhura) një raport të një organi vendor. Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull.

Komiteti ishte i shqetësuar sepse këto anekdota në pamjen e parë dukeshin si humor për të kritikuar të metat, por në të vërtetë “dëmtonin formimin e opinionit të shëndoshë revolucionar”. Informacionet e këtij lloji, si praktikë silleshin nga Sigurimi i Shtetit për komitetet e partisë.

Ato bënin pjesë në informimin e rregullt njëmujor që vinte te komitetet në fjalë në lidhje me ato që mendonte populli, në të vërtetë jo aq i lumtur sa ç’dilte në fjalimet programatike e propagandistike të kongreseve e plenumeve entuzuaste komuniste”, shkruan Dervishi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.