20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 16 prill 1997

07:00 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Misioni ndërkombëtar /Qindra ushtarë dhe armatime europiane zbritën dje në tokën shqiptare

“Alba” zbarkim me superblinda.

Dje në Durrës tanke e mjete te sofistikuara.

Hap pas hapi me misionin ushtarak, të gjitha hollësitë e operacionit ndërkombëtar sipas fazave te tij.

Përcaktohet “harta” e shpëndarjes së trupave. Qeveria shqiptare përshendeti zyrtarisht misionin europian.

Ana pak e njohur e misionit ndërkombëtar

Edhe byreket në takimet e para

Durrës- Dje ka qenë jo vetëm një ditë e ngjeshur me zbatimin e përpiktë të urdhërit për ushtarët që mbërrijnë nga brigjet përkundruall Shqipërisë. Francezë, italianë spanjollë janë treguar në radhë të parë të përpiktë me urdhërat, por njëkohësisht edhe tejet kurioze për vendin në të cilin do jenë të detyruar të jetojnë dy muaj. Telekamera nga ato te amatorëve fotoaparate dhe sy kurioze që hidhnin vështrime gjithandej kanë qenë ana civile e hapit të parë ushtarak në Shqipëri. Dikush prej europianëve e kush tjetër para italianëve është kujtuar për kuzhinën vendase me të cilën do të ketë të bëjë të paktën për disa kohë. Italianët paar të gjithëve kanë provuar byrekët e ngrohtë me gjizë që shiteshin dje në një nga kioskat e zakonshme përballë me hyrjen e portit. Ende nuk dihet nëse i kanë pëlqyer apo jo por njeri prej tyre “marove” kështu quhen pjesëtarët e efektivit të zbarkuar nga “San Marko” – ka shpejtuar të blejë për kolegët e tij dy dyzina me byrekë nga ata të zakonshmit. f.b.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.