Horoskopi

Horoskopi i datës 17 prill 2017

07:12 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Get it on Google Play




DASHI

Nuk jeni shumë të çlodhur nga fundjava, por me aftësinë tuaj do u bëni ballë të papriturave dhe me një gjakftohtësi për t’u pasur zili do përballoni çdo problem. Balancimi i detyrave dhe angazhimeve familjare nuk është aq i vështirë sa duket. Veproni me qetësi.

DEMI

Të gjitha programet e formuluara në këtë ditë mund të kenë rezultate të qëndrueshme. Me pak durim do realizoni një dëshirë të madhe. E pasuruar nga shumë energji kozmike, Hëna ju rezervon më të mirën e mundshme. Përfitoni para se të jetë vonë.

BINJAKËT

E hëna e Pashkës, sipas yjeve do jetë mjaft e qetë. Ndoshta do ju mungojë entuziazmi i zakonshëm, por do keni produktivitet me bollëk. Qielli festiv nuk premton shumë aktivitete, por një skenar qetësues… ndoshta pak si shumë për shijet tuaja.

GAFORRJA

Pasiguritë dhe dyshimet në dashuri do shkaktojnë pak shqetësime dhe nuk do ta kuptoni se jeni ju që u kushtoni rëndësi hijeve dhe të dyshuarve që janë vetëm fantazi. Disponibiliteti i një miku për t’ju ndihmuar do t’ju surprizojë. Pranoni ndihmën e ofruar për të zgjidhur një çështje të mbetur pezull.

LUANI

Atmosfera e festës nuk favorizon përqendrim. Nëse ju ndodh të keni angazhime ekstra, nuk do hidheni përpjetë nga gëzimi. Me detyrat e përditshme në qendër të vëmendjes, gjendja shpirtërore nuk do jetë shumë e mirë, megjithatë rendimenti do jetë i sigurt.

VIRGJERESHA

Hëna dhe Mërkuri do rikthejnë rendin emocional duke ju dhuruar energji, vullnet dhe projekte fituese. Cilësia e ndjenjave do përmirësohet. Mundësi të mira për të kapërcyer druajtjen dhe frikën nga të papriturat. Ka ardhur koha të shprehni atë që ndjeni për dikë.

PESHORJA

Frenimi i menjëhershëm i imponuar nga Hëna do ndryshojë pak humorin tuaj. Shkëmbime opinionesh me një të afërmin tuaj që është shumë tradicional. Nevoja për të mbrojtur zgjedhjet tuaja ju çorienton, por nëse mendoni se keni të drejtë, mos hezitoni.

AKREPI

Provime, intervista pune, regjistrime në kurse studimi edhe jashtë shtetit: këto janë prioritetet për të cilat duhet të mendoni sot dhe për të cilat do keni sukses nesër. Falë angazhimit dhe seriozitetit të garantuar nga Hëna, do i përballoni me sukses çështjet familjare.

SHIGJETARI

Bashkëpunimi me të tjerët në kërkim të zgjidhjeve për problemet e zakonshme do jetë i dobishëm. Do demonstroni se keni dëshirë të korrigjoni gabimet. Vlerësoni disa momente vetmie, por mos lini pas dore lidhjen tuaj. Mbani nën kontroll kërkesat e tepruara.

BRICJAPI

Humori i mirë do ju ndihmojë sot. Do bëni të pamundurën për të zgjidhur probleme të vështira në familje. Vazhdoni me ritmin dhe vendosmërinë tuaj, edhe pse mund të përballeni me kundërshtime të papritura.

UJORI

Sot do jeni pak si të përhumbur në botën tuaj të brendshme. Mund të duhet pak më tepër durim dhe vëmendje për t’u marrë me çështjet e përditshme. Ka ardhur koha të ofroni ndihmën tuaj modeste në shoqërinë e ngushtë.

PESHQIT

Hëna do jetë më bujare sot. Ditë ideale për ta përfunduar festën me piknikun tradicional jashtë shtëpisë! Ushqim i shkëlqyer dhe shoqëri e mirë. Nxitja për ambicie ju bën të vendosur dhe më të sigurt, aq sa të meritoni respektin e atyre që ju rrethojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.