20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 18 prill 1997

07:00 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Abdyl Xhaja refuzon postin e Sekretarit Organizativ në PD: Nuk jam marrë me punë partiake

Frakturë në PD, mocionistët ikin

Dashamir Shehi: Do jemi grup më vete në parlament

Kryesia e demokratëve ndërshkon Rulin e Dostin, pezullohen nga Këshilli: Ishin bashkëpunëtor të Sigurimit. Shehi: Lista shumë shpejt do të jetë më e gjatë. Akush nuk mundet të marrë përsipër pergjegjesitë që vijnë nga një udhëheqje e parinovuar. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ndahet në dysh. “Vendosem të dalim me një grup parlamentar të pavarur”. Ky ishte thelbi i një deklarate për shtyp që 12 deputetë demokratë kanë bërë dje te ditur. Nuk mundemi, dhe nuk marrim përsipër përgjegjësitë dhe konseguencat e metejshme që mund të vijnë nga udhëheqja politike e parinovuar e PD, thuhet në dokumentin që bën divorcin e 12 deputetëve nga grupi parlamentar i PD. Dashamir Shehi është i mendimit se lista do jetë shumë shpejt edhe më gjatë. Sipas tij shumë nga deputetët e kuvendit nuk mendojnë si mendon kreu i  PD-së apo si disa që e udhëheqin atë, ndaj dhe lista do të ketë shumë shpejtë dhe demokrate të tjerë. Kryesia e PD ka pezulluar nga Këshilli kombeëtar edhe Genc Rulin e Tomor Dostin”. Kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit. Ky është motivacioni që Shehu deklaroi në mbledhjen e Shtabit drejtues të PD-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.