

Ish-drejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një foto ku shihet memoriali i pushtuesve serbë, që ndodhet në varrezat e Sharrës. Në statusin e tij, Dervishi shprehet se ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë në vendin tonë, pas masakrës që ushtria serbe ka bërë në Shqipëri.
Statusi i Kastriot Dervishit
Në Tiranë respektohen me memorial pushtuesit serbë
Kjo fotografi që shikoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëve të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913 (apo edhe më tutje). Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.
Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues edhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikurshëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60.
Ushtarët i takojnë Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumta mbi popullsinë shqiptare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe.
Kurse mua , vite me pare , me ra ne sy , ne balinen e nji ndertese shumekateshe ne ” Plazhin e Durresit” , nji mbishkrim ne qirilice mbi nji rrote biciklete te vizatuar ne hyrje te nderteses, me fjalen serbe TCAK (RROTA) kurse ne Serbi ,njeriu askund s mund te gjene asnji firme me mbishkrime shqipe ose dic te shkruar me domethenhe te gjuhes shqipe…as ne firma ku pronaret jane shqiptar..Dhe , .kjo nuk tregon respekt per te huajin dhe gjuhes e tije por , kure behet fjsle per serbet dhe Serbine , tregon se ne shqiptareve ata na trajtojne si bageti…!