Horoskopi

Horoskopi i datës 27 prill 2017

07:26 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Të dish të zgjedhësh për më të mirën nuk është e lehtë, kur bëhet fjalë të mendoni si mirëqenien tuaj dhe për atë të të tjerëve. Njerëzit i besojnë instinktit tuaj, dhe kjo ju pëlqen. Por lind pyetja nëse ju i zini besë apo jo.

DEMI

Bashkëveprimi i planetëve do t’ju favorizojë lëvizjet, qofshin këto për kënaqësi, ashtu edhe për punë. Negociatat dhe puna do të ecin vaj. Priteni pozitivisht risinë. Edhe pse gjërat nuk ju duken shumë interesante, shumë shpejt ato do të jenë.

BINJAKËT

Jeni shumë i aftë për të çuar përpara negociata rraskapitëse. Por në fund edhe ju mund të ndiheni të shtypur nën ngarkesën e tepërt të përgjegjësisë. Duhet të mësoni të ndani dhe të delegoni punët, nuk mund të mbani gjithmonë gjithçka mbi supe.

GAFORRJA

Këtë ditë mendimet tuaja do të jenë më pak të turbullta dhe mund të ndriçoni të gjitha zonat e errëta që ju trembnin. Në fund të fundit, kjo është edhe për të mirën tuaj. Nëse partneri ju kërkon pak kohë, jini në dispozicion menjëherë dhe mos bëni fjalë.

LUANI

Pasiguritë e vogla për të shprehur emocionet tuaja të brendshme mund ta bëjnë të vështirë që partneri i jetës t’ju kuptojë. Dukeni i përhumbur, edhe pse në të vërtetë jeni duke menduar thellësisht mbi një çështje që ju shqetëson.

VIRGJERESHA

Nëse është e vërtetë se mjafton të duash për ta bërë diçka, është gjithashtu e drejtë të thuash se të vazhdosh në drejtimin e gabuar tu bën të humbësh shumë nga koha e vyer. Mund të keni nevojë për një ndihmesë, por nuk duhet ta pranoni nëse nuk është në avantazhin tuaj.

PESHORJA

Para se të futni dorën në kuletë, bëni disa llogari, për të kuptuar se cilin shpenzim të tepërt, që nuk ishte i llogaritur, mund ta merrni në konsideratë. Nëse mendoni se mund t’ia dilni pa pasur një gjë të caktuar për diçka tjetër, vetëm ju e keni në dorë të zgjidhni.

AKREPI

Shumë kërkesa që nuk presin rrezikojnë t’ju vënë përposh. Keni dëshirë t’ua përmbushni dëshirat të tjerëve, por nuk mund të jeni i pranishëm me të gjithë. Gjeni ekuilibrin e duhur, duke u udhëhequr nga instinkti dhe nga mirëkuptimi.

SHIGJETARI

Do të prisni me frikë ardhjen e një mesazhi të rëndësishëm, që po ju mban nën tension. Hiqeni këtë mendim nëse nuk doni që të zmadhoni ankthin. Ndoshta adresa ishte gabim ose dërguesi e ka harruar fare. Por ju nuk i duroni dot pakujdesitë.

BRICJAPI

Më shumë se për punën dhe afatet që mbarojnë, po mendoni se si të argëtoheni duke i kurdisur një rreng mikut tuaj më të mirë! Në fillim puna, pastaj kënaqësia, ndryshe do të hani një të ulëritur jo shumë të këndshme.

UJORI

Edhe pse duhet të qortoni dikë që nuk është shumë i vëmendshëm, tregohuni i qetë. Vëreni veten gjithmonë në pozicionin e tjetrit përpara se ta kritikoni. Në çastin më të posaçëm do të dini gjithmonë t’i rimerrni në dorë frerët e situatës.

PESHQIT

Ditën e sotme do t’ju mungojë shpejtësia për të tejkaluar kundërshtarin tuaj si dhe për të fituar kështu një avantazh të konsiderueshëm ndaj tij. Do të jetë një përballje e fuqishme, por ajo që është e sigurt është se nuk do ta shisni kurrsesi lirë lëkurën tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.