Horoskopi

Horoskopi i datës 28 prill 2017

07:30 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Sot planetët mund të shkaktojnë të lindin dyshime dhe xhelozi pa pasur arsye të ketë. Një sqarim me partnerin do të heqë çdo dyshim. Përpara se të tregoni gishtin nga tjetri, shqyrtojeni njëherë ndërgjegjen tuaj. Mbase edhe ju keni diçka për të fshehur.

DEMI

Edhe pse i dini të gjitha përgjigjet, nuk do të thotë se keni arritur përsosmërinë. Bëni kujdes: përpiquni të mos jeni të sigurt në vetvete deri në tepri. Është më mirë të mos ta merrni çdo gjë gjithmonë seriozisht. Jini më të qetë.

BINJAKËT

Përpiquni të jetoni më shëndetshëm dhe të keni një stil jete të qetë, për të shmangur stresin dhe trysninë që po ndikojnë në mirëqenien tuaj. Nuk është e vështirë të bësh aktivitet fizik, por nevojitet të sforcoheni për të qëndruar në formë.

GAFORRJA

Disa dyshime rrezikojnë që të mos ju lënë të flini i qetë. Por herët a vonë e vërteta del në shesh dhe më në fund do të qetësoheni. Nëse doni t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju përmbush më, mendojeni mirë, por më pas veproni.

LUANI

Shmangni thashethemet duke mbajtur një qëndrim miqësor. Falë buzëqeshjes suaj të shndritshme, do t’ia dilni të mposhtni çdo kundërshtar, sepse të tjerët e vlerësojnë punën tuaj, kështu që jepini: nëse e do, gjithçka është e mundshme.

VIRGJERESHA

Mund të synoni një objektiv të rëndësishëm, falë bashkëveprimit të Plutonit dhe Uranit dhe një optimizmi të fuqishëm. Por t’i kesh shpatullat e ngrohta nga fati, nuk është e gjitha. Mos u mburrni, por vazhdoni të qëndroni i përqendruar në veprimtarinë tuaj.

PESHORJA

Pavarësisht se dikush është përpjekur, t’ju vërë shkopin në rrota, arrini që ta falni e të ecni përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund t’i kishit bërë të kuptonte personit përgjegjës se nuk duhej luajtur me zjarrin. Por është e kotë të shohësh mbrapa.

AKREPI

Nuk nevojiten shfaqje të jashtëzakonshme dashurie, por të paktën bëjani të ditur partnerit që e doni me të vërtetë. Mjafton pak për t’ia shfaqur! Mos gjeni justifikime banale për t’u tërhequr pikërisht në çastin e fundit. Nuk ju shkon!

SHIGJETARI

Për të mos lënduar familjarët apo miqtë, jeni duke humbur veçoritë e karakterit tuaj. Ka ardhur koha të gjeni një ekuilibër midis vetes dhe të tjerëve. Çojini përpara me vendosmëri idetë e juaja, nëse jeni të bindur për qenësinë e asaj që thoni.

BRICJAPI

Nëse në të kaluarën jeni tërhequr për të qenë vetëm, tashmë keni dëshirë të zbaviteni në grup, duke pranuar çfarëdolloj ndryshimi. Ndryshojini pikëpamjet e juaja për t’ju përshtatur atyre të partnerit tuaj, nëse nuk janë të njëjta.

UJORI

Jeni të pavendosur. Nuk dini nëse t’i besoni një detyrë të rëndësishme një personi të ri për ta vënë në provë, ose të veproni si gjithmonë dhe të mos rrezikoni. Gjithçka varet nga rëndësia e çështjes në fjalë dhe varet vetëm nga ju për ta vlerësuar e për të marrë vendim.

PESHQIT

Të rebeloheni ndaj një eprori për të kërkuar që të trajtoheni ndryshe, nuk do të sillte asgjë të mirë. Është më mirë t’i kuptoni këndvështrimin, por pa ngritur zërin. Përmbajuni rregullave të vendosura, pasi nuk mund të bëni gjithmonë sipas kokës suaj!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.