Horoskopi

Horoskopi i dates 30 prill 2017

07:20 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Nëse disa çështje do të kërkonin vëmendjen tuaj urgjentisht, nuk keni çfarë të bëni, por mos e ekzagjeroni… Do t’ia dilni në një situatë ku duhet të kënaqni dy palë. Nëse nuk do t’ia arrini nga zgjuarsia, do të jetë me pak fat, që nuk e prisnit.

DEMI

Bashkëveprimi i favorshëm i planetëve në qiellin tuaj ju ndihmon të rivendosni gëzimin dhe të gjallëroni një lidhje dashurie të shuar. Mos u ktheni mbrapa nëse dikush ju paraqet një ftesë. Mund t’u jepni të gjithëve gëzim dhe qetësi.

BINJAKËT

Është e vërtetë që me vullnet arrihet çdo gjë, por është e rëndësishme edhe të nxirrni në pah ndjenjat tuaja. Jini të vëmendshëm dhe pritni kërkesat e partnerit. Në çift ka nevojë t’i jepni më shumë hapësirë dialogut, për të thelluar mirëkuptimin.

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse ta lini instinktin tuaj të lindur t’ju udhëheqë drejt harmonisë. Në dashuri do të jepni më të mirën: do të dini të jeni partnerë të dashur dhe të kujdesshëm, plot me dashuri në zemër.

LUANI

Nëse nata për ju ka qenë e gjatë dhe keni fjetur pak, pozicioni i Saturnit dhe Jupiterit do të bëjë që këtë ditë të jeni të prirur t’i përkushtoheni qetësisë. Nuk jeni prej çeliku, edhe pse keni një rezistencë të mirë. Duhet t’i jepni rëndësinë e duhur pushimit.

VIRGJERESHA

E diel e përsosur për sportin, nëse ju pëlqen ndonjë disiplinë sportive. Plutoni dhe Urani do t’ju japin një ndihmesë të vyer për të thyer ndonjë rekord. Ajo që është e sigurt është se nuk duhet të përtoni, por të mendoni për mirëqenien tuaj.

PESHORJA

Mos e zmadhoni shqetësimin që vjen nga mungesa e harmonisë hënore dhe mos u angazhoni për të bërë të ecin përpara shumë detyra. Rezultati do të ishte zhgënjyes. Vendosni përparësi, duke u marrë me një gjë të vetme dhe duke e bërë në mënyrën më të mirë.

AKREPI

Të veshur me elegancë dhe gati për të festuar, jeni të parët që shkoni për të vallëzuar dhe të fundit që ikni. E gjitha kjo falë planetëve që ju mbështesin. Jeni të pandalshëm dhe me vështirësi dikush mundohet t’ju frenojë. Por, mos e teproni.

SHIGJETARI

Edhe pse do të keni një rënie të lehtë të energjisë, për pjesën tjetër të ditës mund të rrini të qetë në shtëpi pa u druajtur se mund t’ju kërkojë dikush. Por nëse dikush ka nevojë për ndihmën tuaj, mos ia mohoni, edhe pse do të kishit parapëlqyer të rrinit pa bërë gjë.

BRICJAPI

Do të ndiheni pak të paqëndrueshëm. Fatmirësisht, sot do të keni pak kohë për të rimarrë energji dhe për të larguar stresin. Duke qenë se nuk do t’ju duhet të merreni me shkresa, shkoni në kuzhinë dhe filloni të përgatisni një ëmbëlsirë për drekë.

UJORI

E diela ju sjell paqe dhe qetësi në mënyrë që t’u përkushtoheni punëve të shtëpisë dhe të kaloni mjaft kohë me familjen tuaj. Edhe pse kinemaja nuk është në programin tuaj, përmbushjani dëshirën partnerit për ta bërë të lumtur.

PESHQIT

Pozicioni i planetëve do t’ju garantojë një ditë të gëzueshme dhe pa kokëçarje, gjatë së cilës do të ndiheni mirë. Shmangni nga programi çdo lloj veprimtarie të lodhshme dhe mendoni të argëtoheni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.