Horoskopi

Horoskopi i datës 1 maj 2017

07:29 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Mos e shkarkoni nervozizmin tuaj në familje, por përpiquni të racionalizoni dhe të gjeni shkakun e problemit për ta zgjidhur sa më shpejt. Do jeni protagonistë pa dëshirën tuaj në keqkuptime dhe incidente me të cilat duhet të përballeni.

DEMI

Me kaq shumë planetë, nuk është momenti të merreni me shumë gjëra njëkohësisht. Hëna, nga ana tjetër ju siguron pak butësi. Miqësor edhe Neptuni, që ju bën të ëndërroni. Tregohuni bujarë me miqtë tuaj pasi do t’ju duhet mbështetja e tyre.

BINJAKËT

Dita e parë e majit nuk do ju gjejë në humorin e duhur për t’u zbavitur dhe për të bërë shaka si zakonisht. Shpenzime të panevojshme për të ngritur humorin. Rregulloni dietën tuaj me një mëngjes të mirë dhe hani lehtë në darkë.

GAFORRJA

Hëna në lidhje me Neptunin ju bën romantikë të pashërueshëm, por mungesa e harmonisë yjore ju detyron të përballeni me realitetin. Do jetë më e lehtë të ëndërroni për ëndrra të parealizueshme sesa të veproni për të përmirësuar të tashmen.

LUANI

Bëhuni aktivë në jetën shoqërore duke u futur në mjedise që ju stimulojnë nga ana kulturore dhe personale. Ndryshime të mundshme në program. Gjeni pak kohë për veten për t’u kujdesur për pamjen e jashtme.

VIRGJERESHA

Një dhuratë e papritur e bukur, e shoqëruar me një letër nga një miku juaj, me të cilin keni kohë që nuk mbani kontakt, do ju gëzojë pa masë. Bëni të pamundurën për të organizuar një takim me një person që ka shumë rëndësi për ju.

PESHORJA

1 maji do jetë me tone gri. Hëna lart në qiell, me aspak harmoni, ju bën të dëshironi të pamundurën në një klimë tensionesh të brendshme të mbushur me ndjenja faji. E shkuara rrezikon të kushtëzojë zgjedhjet në të tashmen, madje edhe ato në të ardhmen, nën kontrollin e Uranit.

AKREPI

Fillimi i majit është i vështirë për shumë persona, por për ju që pranoni me entuziazëm çdo propozim, nuk do jetë i tillë. Fantazia dhe romanca janë kartat e duhura për t’u luajtur. Me ndihmën e Hënës në trekëndësh me Neptunin, do arrini të bëni për vete një person që keni kohë që e pëlqeni.

SHIGJETARI

Nuk do ju ndihmojë Hëna sot. Për më tepër, mungesa e harmonisë së Neptunit zmadhon problemet dhe ju shpërqendron. Falë Mërkurit dhe Uranit, promovues të zbavitjes dhe argëtimit pak të shfrenuar, pasditja do jetë më pozitive.

BRICJAPI

Pakënaqësi të shumta në mbyllje të kësaj fundjave të gjatë. Me Hënën kundër, e nxitur nga mungesa e harmonisë yjore, humori është në rënie të lirë. Armiqësitë e vazhdueshme të partnerit do t’ju irritojnë më tepër se të papriturat dhe vonesat.

UJORI

Hëna flet për punë në një ditë kur duhet t’i përkushtoheni vetëm çlodhjes dhe pushimit. Urani dhe Mërkuri në anën tuaj do ju ndihmojnë të gjeni pak kohë për zbavitje. Përbërësit për të qenë të lumtur: mesazhe të bukura, takime të rastësishme dhe lajme të reja.

PESHQIT

Çdo gjë po shkon për mrekulli me partnerin tuaj, i cili ndihet i dashuruar, i përmbushur dhe fatlum që ju ka njohur. Por ndjenja është reciproke; me ndjeshmërinë dhe butësinë që tregoni, meritoni shumë përkëdhelje në dashuri!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.