20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 2 maj 1997

07:00 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Qeveria mbështet piramidat.

Luniku Tregon: Më kanë kërcënuar me vdekje

Washington – Për Fondin monetar Ndërkombëtar është ende Guvernatori i Bankës Kombëtar të Shqipërisë. Për Sali Berishën i cili e kishte emëruar në dhjetorin e vitit 1994 në një nga pikat kyçe të ekonomisë nuk është gjë tjetër veçse një “ish” ekonomist i papunë. Vetë presidenti e shkarkoi disa ditë më parë me anën e një dekreti që mbante vetëm pak rrjeshta duke e zevendësuar atë me Qamil Tushën.

Eshtë një akt ë paligjshëm replikon Luniku 34-vjeçar nga Washingtoni është një tjetër goditje e Berishës për të shkatërruar një nga të paktat institucione të pavaruara të vendit, Banken Kombëtare. Eshtë një vendim që do të ndikojë keq në imazhin ndërkombëtar të Shqiperisë.

Në zyrën që i kanë vënë në dispozicion në selinë e FMN vetë Michael Camdessus i cili me sa duket ka një vlerësim të lartë për të dhe pikërisht për këtë ka bërë edhe fjalë me Berishën. Luniku i ka treguar ANSA-s Agjencise Italiane të Lajmeve – kalvarin e tij personal  në rolin e një ‘Kasandre’ që askush nuk e dëgjon. Sipas tij që prej një viti e gjysëm ka lëshuar apele të një pasnjëshme ka propozuar ligje dhe i ka dërguar letra për të paktën 15 nga zyrtarët e lartë të vendit duke mundur që të sensizbilizojë shtetin për eksplozionin e ardshshëm që shkaktuan skemat piramidale.

Askush nuk ia vuri veshin këtyre kërkesave – shton Lumiku. “Tani jam mëse i bindur se ajo heshtje ishte e qëllimshme. Skemat piramidale u zhvilluan jo nga injoranca e politikanëve por me mbështetjen dhe tolerance e tyre të plotë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.