Horoskopi

Horoskopi i datës 2 maj 2017

07:27 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Ndryshime të shpejta dhe pozitive, falë bashkëveprimit Diellit me Hënën që ju favorizojnë. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë një rritje. Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellë vlerësimin e një eprori.

DEMI

Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni që të ngelni mbrapa. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos nxitoheni.

BINJAKËT

Planetët do të bëjnë që sot të ndiheni më materialistë se zakonisht. Por fatmirësisht pozicionimi i Uranit do t’ju ndihmojë që të çlironi fantazinë. Ndoshta zgjedhja që do të bëni nuk është ajo që do të pritej nga ju. Po përdorni imagjinatën.

GAFORRJA

Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk keni bërë llogaritë me ata me të cilët duhet të ndani meritat… Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq.

LUANI

Shfrytëzoni favorizimin që planetët kanë për të shtuar dhuntitë tuaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët që keni. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

VIRGJERESHA

Keni të bëni me çështje të brendshme dhe familjare të pazgjidhura dhe mund ta shfaqni më shumë seç duhet nervozizmin. Përpiquni ndërkaq të jeni i mirëkuptueshëm. Mund të gjeni gjithmonë një pikë të përbashkët dhe të arrini kështu në një kompromis me të gjithë.

PESHORJA

Sot do të do të vini në jetë ide nismëtare. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa ndaluar. Megjithatë, nganjëherë nuk e kuptoni që e tejkaloni masën… Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

AKREPI

Ata që varen nga ju nuk bëjnë punën e tyre ashtu siç prisni, qortojini sigurisht, por pa e bërë të madhe. Nuk keni arsye perse ta bëni. Më mirë thojani gjërat siç janë, pa shumë lojë fjalësh, në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të saktë.

SHIGJETARI

Kujdes nga kokëfortësia, sepse mund të sjellë gjëra të pakëndshme. Më mirë të udhëhiqeni nga diku që ka më shumë përvojë se ju. Përvoja ju mëson, por nëse nuk jeni të sigurt për diçka njëqind për qind, nuk duhet as ta provoni.

BRICJAPI

Nëse në të kaluarën keni marrë një ndihmë të papritur, tani është koha ta ktheni favorin. Në fund edhe ju do të shpërbleheni. E rëndësishme është t’ia nisni mbarë, nganjëherë gatishmëria vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

UJORI

Nëse po shqyrtoni mundësinë për një udhëtim, për argëtim apo për punë, mos u ktheni mbrapa. Parashikohen përvoja shumë interesante në vijim. Mund të pasuroni bagazhin tuaj kulturor me njohje dhe njohuri të reja.

PESHQIT

Në këtë periudhë jeni duke kaluar momente të dobëta në jetën tuaj sentimentale. Përpiquni të mos shikoni me dyshim çdo gjë që bën partneri juaj, por të tregoheni e mirëkuptueshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.