DOSSIER

Nuk ka dilema, Ilir Meta është presidenti i 10-të në historinë e Shqipërisë

10:22 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Roland QAFOKU

 

Këto dite ka patur një çoroditje në media lidhur me numrin e presidenteve në historinë e Shqipërisë. Madje, media shqiptare nuk ka patur asnjëherë një rast të ngjashëm më parë kur për të njëjtën histori çdo gazetë e televizion ka patur numrin e vet qe varionin nga 7-ta te 10-ta. Duke qenë se e kam hulumtuar dhe studiuar ketë pjese te historisë se Shqipërisë, duke qene se jam konsultuar me konstitucionalistë dhe profesorë te jurisprudencës, për ata qe u intereson, ju saktësoj se Shqipëria ka deri me sot 10 presidente në historinë e saj. Të vetmit që janë pjese e një diskutimi dhe debati janë Omer Nishani dhe Haxhi Lleshi. Por edhe pse kane patur titullin i pari president i Presidiumit te Kuvendit Popullor dhe i dyti kryetar i presidiumit te Kuvendit Popullor dhe kanë qenë honorifike, te dy kane patur atributet e kreut te shtetit dhe si te tille kane luajtur rolin e presidentit ne një republike, pavarësisht se ajo republike ishte Popullore dhe me pas Popullore Socialiste. Unë për ketë kam botuar një shkrim Dossier në gazetën Albanian Free Press dhe çdokush mund ta lexoje atë për detaje te hollësishme. Emrat janë si me poshtë.

 

Cilët janë 10 Presidentët e Republikës

 

1-Ahmet Zogu, president i 1-rë i Republikës

Ditëlindja: 8 tetor 1895

Vendlindja: Burgajet, Mat.

Koha e qendrimit në detyrë: 30 janar 1925  deri më 1 shtator 1928

Kohëzgjatja në detyrë: 3 vjet, 7 muaj e 2 ditë

Mosha kur mori dhe kur la detyrën: E mori detyrën në moshën 29 vjeç, 3 muaj e 28 ditë dhe e la 32 vjeç, 11 muaj e 7 ditë.

Arsimimi: Ushtarak, i arsimuar në Turqi dhe Austri por i padiplomuar në Akademi ushtarake.

Përkatësia fetare: Mysliman

Detyra të tjera shtetërore: Mbret, kryeministër, ministër i Brendshëm, deputet.

Vdekja: 9 prill 1961, i daignostikuar me kancer.

 

 2-Omer Nishani, presidenti i 2-të i Republikës (President i presidumit të Kuvendit Popullor)

Ditëlindja: 1887

Vendlindja: Gjirokastër.

Koha e qendrimit në detyrë: 10 janar 1946 deri më 31 korrik 1953

Kohëzgjatja në detyrë: 7 vjet, 6 muaj e 21 ditë.

Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën në moshën 69 vjeç dhe e la në moshën 75 vjeç.

Arsimimi: Mjek, i diplomuar në Stamboll, Turqi.

Përkatësia fetare: Orgjinë muslimane. Ateist

Detyra të tjera në shtet: Ministër i Jashtëm, deputet.

Vdekja:  25 maj 1954 me vetëvrasje.

 

3-Haxhi Lleshi, presidenti i 3-të i Republikës (Kryetar i presidumit të Kuvendit Popyullor)

Ditëlindja: 19 tetor 1913

Vendlindja: Dibër,

Koha e qendrimit në detyrë: 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982.

Kohëzgjatja në detyrë: 29 vjet, 3 muaj e 20 ditë

Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën 40 vjeç, 2 muaj e 8 ditë dhe e la 69 vjeç, 1 muaj e 2 ditë.

Arsimimi: Arsimim fillor, i padiplomuar.

Detyra të tjera në shtet: Ministër i Brendshëm, deputet.

Përkatësia fetare: Me orgjinë muslimane, atesit.

Vdekja: 1 janar 1998, natyrore. 84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë.

 

4-Ramiz Alia, Presidenti i 4-ët i Republikës (Kryetar i presidumit dhe president)

Ditëlindja: 18 tetor 1925.

Vendlindja: Shkodër.

Koha e qendrimit në detyrë: Që nga 22 nëntori 1982 deri më 2 prill 1992.

Kohëzgjatja në detyrë: 9 vjet, 4 muaj e 11 ditë.

Mosha kur mori dhe e la detyrën: E mori detyrën 57 vjeç, 1 iaj 4 ditë dhe e la 66 vjeç, 6 muaj e 16 ditë.

Arsimimi: Diplomuar në shkollën e Partisë, Moskë, Rusi.

Përkatësia fetare: Me orgjine myslimane, ateist.

Detyra të tjera në shtet: Ministër i Arsimit, deputet.

Vdekja: 17 tetor 2011, natyrore.

 

5-Sali Berisha, Presidenti i 5-të i Republikës.

Ditëlindja: 15 tetor 1944

Vendilindja: Viçidol, Tropojë.

Koha e qendrimit në detyrë:

Mandati i parë: 9 prill 1992 deri më 2 mars 1997.

Mandati i dytë: 2 mars 1997 deri më 20 korrik 1997.

Kohëzgjatja në detyrë:

Hera e parë: 5 vjet, 1 muaj e 7 ditë.

Hera e dytë: 4 muaj 18 ditë

Mosha kur mori dhe la detyrën: E mori detyrën në moshën 47 vjeç, 5 muaj e 25 ditë dhe e la 52 vjeç, 8 muaj e 26 ditë.

Arsimimi: I diplomuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës.

Përkatësia fetare: Familja me prejardhje myslimane.

Detyra të tjera në shtet: Kryeministri i 32-të i shtetit shqiptar, deputet.

 

6-Rexhep Meidani, Presidenti i 6-të i Republikës.

Ditëlindja: 17 gusht 1944.

Vendilindja: Tiranë

Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 1997 deri më 24 korrik 2002.

Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet.

Mosha kur mori dhe la detyrën: E mori detyrë 53 vjeç e 24 ditë dhe e la 58 vjeç e 24 ditë.

Arsimimi: I diplomuar për fizikë në universitetin e Tiranës.

Përkatësia fetare: Familja me prejardhje myslimane.

Detyra të tjera në shtet: Deputet.

 

7-Alfred Moisiu, Presidenti i 7-të i Republikës

Ditëlindja: 1 dhjetor 1929.

Vendlindja: Shkodër.

Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 2002-24 korrik 2007.

Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet.

Mosha kur mori detyrën: 72 vjeç, 4 muaj e 7 ditë.

Arsimimi: I diplomuar ushtarak.

Përkatësia fetare: Ortodoks

Detyra të tjera në shtet: Ministër i Mbrojtjes.

 

8-Bamir Topi, Presidenti i 8-të i Republikës.

Ditëlindja:24 prill 1957

Vendlindja: Durrës.

Koha e qendrimit në detyrë: Nga 24 korriku 2007 deri më 24 korrik 2012

Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet.

Mosha kur mori detyrën: E mori detyrën 50 vjeç e 3 muaj.

Arsimimi: I diplomuar si mjek veteriner në Universitetyin Bujqësor, Kamëz.

Përkatësia fetare: Familja me prejardhje mylsimane.

Detyra të tjera në shtet: Ministër i Bujqësisë, deputet.

 

9-Bujar Nishani, Presidenti i 9-të i Republikës.

Ditëlindja: 29 shtator 1966.

Vendlindja: Durrës

Koha e qendrimit në detyrë: 24 korrik 2012–24 korrik 2017

Kohëzgjatja në detyrë: 5 vjet

Mosha kur mori detyrën: 46 vjeç, 1 muaj e 5 ditë.

Arsimimi: I diplomuar ushtarak dhe jurist.

Përkatësia fetare: Familja me prejardhje muslimane.

Detyra të tjera në shtet: Ministër i Brendshëm, Ministër i Drejtësisë, deputet.

 

10-Ilir Meta, Presidenti i 10-të i Republikës

Ditëlindja: 24 mars 1969

Vendlindja: Çepan, Skrapar.

Dita kur u zgjodh President: 28 prill 2017, ora 18.00.

Votat që mori në Kuvend: 87 vota pro dhe 2 kundër

Mosha e zgjedhjes si President: 48 vjeç, 1 muaj e 4 ditë.

Përkatësia fetare: Mysliman bektashi.

Arsimimi: Diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës.

Detyra të tjera shtetërore: Kryetar i Kuvendit, Kryeministër, zëvendëskryeministër në qeverinë e Pandeli Majkos, zëvendëskryeministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës, Ministër i Jashtëm, Ministër i Ekonomisë, sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, deputet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.