AKTUALITET

Bulqizë/ Arrestohet një 41-vjeçar, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Ja kush është

12:18 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, por është arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës. Ka qenë bashkëshortja e tij, shtetësja D.M, 41 vjeçe, e cila nuk ka duruar më, por është paraqitur në komisariat, duke e denoncuar burrin.

Uniformat blu menjëherë kanë vënë në pranga 41-vjeçarin Ismail.M, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë

Ushtron dhunë  psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes

Arrestohet nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ismail M., 41 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja D.M, 41 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Ismail M.), se për motive të dobëta, në banesën e tyre ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a paragrafi 3 , i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.