AKTUALITET

Gjenden 116 kg kanabis tek “Kepi i Palit”, policia në kërkim të trafikantëve

11:05 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




116 kg kanabis janë gjetur në bregdetin e Durrësit gjatë ditës të djeshme, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Shërbimet Bregdetare, në vendin e quajtur “Kepi i Palit”.

Policia kë bërë të ditur se në breg të detit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 pako të mbështjella me celefon të tejdukshëm me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 115 kg e 900 gr.

Grupi hetimor vijon punën për zbulimin e origjinës së lëndës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Trafikimi i lëndëve narkotike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.