AKTUALITET

Gjendet i vdekur pronari i një lokali në Vlorë, dyshohet për shkaqe aksidentale

09:16 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një lokal në qytetin e Vlorës.

Policia ka bërë të ditur se, rreth orës 07:15, në një lokal në lagjen “28 Nëntori” është gjetur i pajetë një shtetas brenda në lokalin e tij.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se viktima i përket shtetasit L.Xh., rreth 50 vjeç, pronar i objektit, ku është gjetur.

Nga veprimet hetimore bazuar në kqyrjen paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.